• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, paketë të re me armë të fuqishme për t’iu përgjigjur Rusisë: Sistem raketash me rreze të gjatë veprimi

by Java News
29/05/2022 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se kanë eliminuar komandantin e një batalioni rus të Regjimentit të 104-të të Sulmimit Ajror, nënkolonelin Alexander Dosyagaev. Njoftimi është bërë nga Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë armë të reja të fuqishme në Ukrainë për t’iu kundërpërgjigjur Rusisë. Paketa e re e ndihmës do të përfshijë sistemet e raketave me rreze të gjatë veprimi , pra ato të kërkuara nga Kievi në javët e fundit.

Në veçanti, bëhet fjalë për sistemin Mlrs, Multiple Launch Rocket System, i aftë për të lëvizur shpejt në automjete të lehta artilerie dhe për të gjuajtur raketa të shumta në të njëjtën kohë. Vendimi vjen 24 orë pas paralajmërimit të lëshuar nga Rusia që SHBA të mos “kalojë vijën e kuqe” duke ofruar sisteme mbrojtëse për ukrainasit.

Masa në këtë drejtim po merr edhe Bashkimi Europian. BE po përgatitet të propozojë një ndalim të importeve të naftës së Rusisë nga deti. Ideja është që t’u jepet vendeve anëtare gjashtë muaj kohë për të hequr gradualisht importin e naftës së papërpunuar nga deti dhe tetë muaj për atë të produkteve të rafinuara.

Kjo do t’i lejonte Hungarisë më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje teknike që do t’i lejonte asaj të plotësonte nevojatenergjetike dhe kështu të thyente ngërçin në paketën e sanksioneve kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës. Megjithavë, ish-presidenti Donald Trump është i mendimit se lufta në Ukrainë do të ndalojë nëse do të ulet çmimi i naftës dhe energjisë. Trump tha se “rubla është në kulmin e saj” falë eksporteve të naftës dhe se e vetmja mënyrë për të ndaluar Rusinë është ulja e tarifave të naftës.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkon botës “të njohë zyrtarisht Rusinë si një shtet terrorist dhe si sponsor të terrorizmit”.  Zelensky ka njoftuar se në fjalimin e tij në Këshillin Evropian do të flasë për “terrorin” që është bërë në fakt forma e vetme e veprimit të shtetit rus ndaj Evropës”.

“Kjo pasqyron realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe mezi presin ta sjellin në Evropë. Dhe kjo duhet të vërtetohet ligjërisht. Terror në tokën ukrainase. Terror në tregun e energjisë në Evropë, jo vetëm në vendin tonë. Terror në tregun ushqimor, në shkallë globale. Dhe cili do të jetë terrori i radhës?”, pyeti presidenti ukrainas.

Këshilltari i Ministrit të Brendshëm ukrainas, Viktor Andrusiv, gjatë një interviste për “Canale 24 ”,deklaroi se gjatë luftës në Ukrainë, janë shkatërruar mbi 30% e tankeve të ushtrisë ruse.

“Para luftës kundër Ukrainës, Rusia kishte rreth 3 mijë tanke moderne dhe mbi 30% e tyre u shkatërruan nga mbrojtësit tanë në tre muaj. Për gjashtë muaj kjo shifër vetëm do të rritet”, tha Andrusiv duke konfirmuar se Moska u detyrua të rifuste në shërbim tanket e vjetra T-62 të projektuar nga sovjetikët, që datojnë në vitet 1970″, tha Andrusiv.

Janë dëgjuar shpërthime të forta në Kharkiv, në Ukrainën lindore, sipas raportimeve të “Canale 24”.

Alarmi në qytet ra në orën 12:32 me orën lokale, ku menjëherë më pas filluan shpërthimet./m.j

Next Post
Një udhëtim i rrallë/ Zelensky del nga Kievi, shkon në vijën e frontit të përballjes me rusët në Kharkiv

Një udhëtim i rrallë/ Zelensky del nga Kievi, shkon në vijën e frontit të përballjes me rusët në Kharkiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari firmos urdhrin: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

Lamallari firmos urdhrin: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

June 25, 2026
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

June 25, 2026
Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

June 25, 2026
Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

June 25, 2026

Premtimet për “qumështin me rubinet”

June 25, 2026
Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

June 25, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Largimi i Koçekut nga PS, Braçe: Ajo e ka të lehtë të ikë! Mua s’ma beson kush që jam i pavarur…

June 25, 2026
“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

June 25, 2026
“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

June 25, 2026
Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In