• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk ka bllokim negociatash”, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe që i bëjnë keq Shqipërisë

by A R
08/05/2026 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, ka folur këtë të premte në studion e Klan News për një sërë çështjesh, që nga marrëdhëniet mes Parisit dhe Tiranës e deri te procesi i integrimit europian.

Fillimisht, vuri theksin te vizita e djeshme e ministrit francez, Gerald Darmanin, duke thënë se erdhi në një moment të rëndësishëm për vendin.

“Dy vendet tona po ndërmarrin hapa për bashkëpunime në disa fusha”, u shpreh ajo.

“Ekspertiza franceze në këtë fushë është ekspertizë ekselence, sepse shumë pjesë të Kodit aktual shqiptar janë frymëzuar nga kode të ndryshme franceze. Jemi të lumtur të sjellim ekspertizën tonë, duke bashkëpunuar më Shkollën e Magjistraturës”, shtoi Suard.

Është diskutuar së fundmi edhe për një bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, si do të përfitojë Shqipëria?

Suard: Faktikisht janë dy institucione shumë të rëndësishme në fushën e drejtësisë dhe rendit publik. Policia shqiptare i ka të gjitha mjetet që të punojë me ta. Janë dy dosje të Sky ECC që u shfrytëzuan në sajë të këtij bashkëpunimi. Ka edhe të tjera, kështu krijohen ekipe hetimore të përbashkëta, shkëmbime informacionesh e operacionesh që jep rezultate në terren.

‘Bashkim forcash’, por në cilat fusha të kriminalitetit?

“Kemi pasur tre ekipe të përbashkëta hetimore, në fusha të ndryshme. Që në vjedhjet që bëheshin në Francë, shitja e produkteve të vjedhura në Shqipëri, tek mashtrimi informatik apo te trafikimi i lëndëve narkotike”, u përgjigj Suard, duke veçuar luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës, duke i quajtur “boshtet kryesore të bashkëpunimit”.

Sa i takon ecurisë së negociatave Shqipëri-BE, tha se “vrulli i reformave është i veçantë”.

“Si te reforma në drejtësi ashtu edhe te hapja e grup-kapitujve. Tani duhen mbyllur, patjetër që reforma në drejtësi është thelbësore, por nuk është kriteri kryesor. Duhet që reformat të ecin në të gjitha fushat. Kemi besim të aftësitë e Shqipërisë që të aderojë në Bashkimin Europian sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Suard.

“Jam e habitur nga disa komente që thonë se negociatat janë bllokuar. Asgjë nuk është bllokuar, është proces normal, ku secili duhet të japë besim te tjetri. Mund të thuhet që po merr kohë, por i rëndësishëm është rezultati. Jemi afër rezultatit”, u shpreh ajo.

Po çfarë mendimi ka për administrimin e pasurive kriminale në vendin tonë?

“Të gjithë jemi të bindur se përballë krimit të organizuar, dënimi dhe burgosja e këtyre personave nuk mjafton sepse shumica e tyre pranojnë ta bëjnë burgun sepse pastaj përfitojnë të mirat e bëra me aktivitet criminal. Pasuritë duhen identifikuar dhe pastaj të konfiskohen. Këto përfitime të paligjshme, nga kjo pikëpamje kemi eksperiencë shumë të vjetër, kemi një agjenci të specializuar dhe kemi eksperiencë të fortë sa i përket përfitimit në kriptomonedha. Duhet të punojmë me miqtë tanë shqiptarë, ministri ishte impresionuar nga një process që është përdorur në Shqipëri, që është ripërdorimi i disa pasurive në përfitim të familjeve të viktimave, të oficerëve apo agjentëve që kanë humbur jetën duke luftuar krimin.”

Dha një koment edhe për protestat e opozitës, që tanimë mbahen thuajse çdo fundjavë.

“Ju e dini se zakonisht nuk komentoj politikën e brendshme shqiptare, por do duhet të them e drejta për të manifestuar është e njohur për të gjithë dhe në Francë kjo respektohet shumë. Por dhuna është absolutisht e papranueshme! Manifestimet në Francë, organizatorët marrin masa që të shmangin këtë lloj dhune. Ndodh që të ketë njerëz të dhunshëm, atëherë organizatorët distancohen prej tyre dhe nuk i jep legjitimitet dhunës! Në këtë moment, Shqipëria duhet të mendojë për të ardhmen e saj europiane dhe këto imazhe të fokalizuara i bëjnë keq imazhit të saj në Europë. Mesazhi që duhet përcjellë është se dhuna nuk ka vend në protesta”, përfundoi ambasadorja.

Next Post
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Integrimi në BE, Gogu: Shqipëria si model! Kjo s’do spektakël, por bashkëpunim institucional

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportuesi për Kosovën në PE: Duhet të marrë statusin e kandidatit për BE

Raportuesi për Kosovën në PE: Duhet të marrë statusin e kandidatit për BE

June 16, 2026
Shërbim Prove….

Ç’borxh u kemi atyre që bëjnë zhurmë

June 16, 2026
Me 25 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, italianit i sekuestrohen paratë

Me 25 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, italianit i sekuestrohen paratë

June 16, 2026
12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, policia në kërkim të autorit! Shakaj dyshohet se ka ndryshuar pamjen

12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, policia në kërkim të autorit! Shakaj dyshohet se ka ndryshuar pamjen

June 16, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Karamele me drogë në shkolla/ Skënder Hita shkresë Ministrisë së Arsimit: Po shiten për fëmijët

June 16, 2026
Incident në Kanalin e Lamanshit, fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

Incident në Kanalin e Lamanshit, fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

June 16, 2026
“Vendi ynë, favorit kryesor për anëtarësim në BE”, Balla ndjek debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian

“Vendi ynë, favorit kryesor për anëtarësim në BE”, Balla ndjek debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian

June 16, 2026
Pronat në proces legalizimi, Braçe: Shqetësues zgjatja e procesit të legalizimit. Kam kërkuar interpelancë me zv.kryeministren

Pronat në proces legalizimi, Braçe: Shqetësues zgjatja e procesit të legalizimit. Kam kërkuar interpelancë me zv.kryeministren

June 16, 2026
Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta, ndryshon orari i protestës në Tiranë

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta, ndryshon orari i protestës në Tiranë

June 16, 2026
Aksionet e SPAK gjatë ditëve të fundit, reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen

Aksionet e SPAK gjatë ditëve të fundit, reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In