Tensionet e para kanë nisur në protestë. Një grup protestuesish lanë një mbishkrim fyes ndaj Edi Ramës në murin e Kryeministrisë.
Efektivët e policisë, të pajisur me skafandra, dolën menjëherë para godinës qeveritare.
Protestuesit u grumbulluan si fillim në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më tej nisën marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Në krye të marshimit u panë edhe një grup të rinjsh të maskuar dhe me shkopinj në duar.










