• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi në BE, Gogu: Shqipëria si model! Kjo s’do spektakël, por bashkëpunim institucional

by A R
08/05/2026 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Integrimit në Bashkimin Europian është mbledhur këtë të premte, më 8 maj, ku në fokus të diskutimit është ecuria e procesit të negociatave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, i cili mori fjalën pas kryenegociatores Dhuka deklaroi se institucionet shqiptare kanë treguar angazhim të lartë në procesin e integrimit europian.

Sipas Gogut, shtatë institucione shqiptare kanë dorëzuar rezultate konkrete, duke përballuar me sukses një nga ushtrimet më komplekse që sipas tij, ka ndërmarrë administrata shqiptare ndër vite.

“Në fund të ditës, Shqipëria nuk ka shkuar me fjalë e me llafe, por me hapa konkretë”, u shpreh ministri lidhur me punën e bërë deri më tani nga qeveria, për procesin e negociatave të anëtarësimit.

Ai ngriti si pyetje kryesore përfitimin real që qytetarët do të marrin nga reformat në drejtësi, duke theksuar se sistemi po hyn në një fazë më të qëndrueshme funksionimi. Në këtë kuadër, Gogu përmendi uljen me “60% të stokut të çështjeve në Gjykatën e Lartë”, duke e cilësuar këtë si një tregues pozitiv për adresimin e problematikave të mbartura ndër vite.

“Pyetja është si po përfiton qytetari shqiptar nga ky ndryshim? Ka disa tregues që meritojnë të evidentohen. E para, sistemi po hyn në një fazë më të qëndrueshme funksionimi. Me gjithë numrin e lartë të stokut të çështjeve, ka një tregues që na jep shpresë që mund ta adresojmë elefantin në dhomë, pikën e dobët që kaloi një sprovë të paimagjinueshme përmes vendimit. Si ulet stoku në Gjykatën e Lartë? Është ulur me 60%.”, Gogu.

Ministri theksoi gjithashtu se Shqipëria po ndërton standarde më të forta në drejtësi përmes bashkëpunimit afatgjatë me Bashkimin Europian dhe vendet anëtare të tij.

“Së dyti, po ndërtojmë standarde më të forta. Projekti më afatgjatë që një vend para anëtarësimit ka pasur, ka partnerizuar me BE-në dhe të gjitha vendet e BE-së për 10 vjet. Unë besoj se kjo është një provë e qartë e seriozitetit të Shqipërisë në procesin e integrimit. Javën e kaluar ishte ministrja austriake e Drejtësisë, dje ishte ai i Francës. Dy shtyllat e drejtësisë. Të dy deklaruan se puna e Shqipërisë ishte e pashoq. Shqipëria, sipas të dy ministrave, ka ndërmarrë disa hapa që, sipas ministrave, disa vende ende nuk i kanë adresuar. Po flasim për institucione tërësisht të pavarura nga ekzekutivi. Ajo çka Shqipëria po synon të bëjë e të vendosë na çon në atë që u diskutua dje, që reforma shqiptare tashmë dhe standardi europian, si edhe europianizimi i institucioneve shqiptare, nevojitet të diskutohen si një model tashmë e jo një aspiratë.”, theksoi ministri Gogu.

Ai po ashtu shtoi se vendi po ecën drejt një sistemi më të aksesueshëm dhe më pak burokratik për qytetarët.

Mes të tjerash, ministri shtoi se sa i përket digjitalizimit në sistemin gjyqësor, “do të jetë një faktor suksesi që ne duhet ta diskutojmë, që menaxhimi i çështjeve të bëhet në kohë reale dhe ne të fitojmë kohën e humbur”.

Gogu deklaroi se Shqipëria ka shënuar përparim të ndjeshëm edhe në kuadrin antikorrupsion, duke theksuar se puna nuk po fokusohet vetëm te ndëshkimi i korrupsionit, por edhe te masat parandaluese dhe mbrojtja e të dhënave personale.

“Nëse dikur pyetja do ishte a do arrijë ndonjëherë Shqipëria të nisë reformën, sot pyetja është si do brendësojë në reformë standardet europiane dhe si mund të kontribuojë në Bashkimin Europian”, shtoi Gogu më tej.

Ai vazhdoi: “Kjo gjëja nuk kërkon spektakël por bashkëpunim institucional, që ndodh pa zhurmë, si sot. Kërkon më shumë kulturë shtetërore dhe shumë më pak retorikë për Europën dhe më shumë europianizim të standardeve tona të përditshme.”

Ministri Gogu shtoi se suksesi i reformave nuk matet vetëm me numrin e kapitujve të hapur apo të mbyllur në negociatat me Bashkimin Europian, por me besimin që qytetarët kanë te ligji dhe barazia para tij.

Next Post
Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

August 17, 2026
Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

August 17, 2026
“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

August 17, 2026
Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës, shkak dyshohet…

Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës, shkak dyshohet…

August 17, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Zjarret zgjerojnë hartën, 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione! S’ka rrezik për banesat

August 17, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

August 17, 2026
VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

August 17, 2026
Gallatasaraji i ofron Mançesterit 50 mln euro për Bruno Fernandes, ylli i Portugalisë gati të zbresë në Turqi!

Gallatasaraji i ofron Mançesterit 50 mln euro për Bruno Fernandes, ylli i Portugalisë gati të zbresë në Turqi!

August 17, 2026
“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

August 17, 2026
Lufta mes bandave shkakton masakër në Spanjë, të paktën 4 të vrarë, mes viktimave një fëmijë dhe një grua shtatzënë!

Lufta mes bandave shkakton masakër në Spanjë, të paktën 4 të vrarë, mes viktimave një fëmijë dhe një grua shtatzënë!

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com