• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Integrimit, Balla: Shqipëria në fazën finale, jemi në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE

by A R
08/05/2026 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se integrimi europian mbetet objektiv strategjik dhe aspiratë historike e shqiptarëve, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Balla theksoi se procesi i integrimit nuk është “pronë e një shumice apo e një qeverie”, por një synim kombëtar që mbështetet gjerësisht nga qytetarët shqiptarë.

“Integrimi europian nuk është pronë e një shumice e qeverie, por aspiratë historike e shqiptarëve dhe objektiv strategjik i Shqipërisë. Këtë e konfirmon mbështetja e gjerë publike. I referohem Barometrit mbi Zgjerimin të publikuar nga Komisioni Europian në vitin 2025, ku është gjetur se 91% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh Balla.

Sipas tij, Shqipëria mbetet një nga vendet me mbështetjen më të lartë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Ndoshta jemi i vetmi vend që nuk kemi pasur plan B, por vetëm planin A të anëtarësimit në BE”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, Balla u ndal edhe te progresi i Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Europian dhe te draft-rezoluta e Parlamentit Europian, e cila pritet të miratohet në mesin e muajit qershor.

“Parlamenti Europian çdo vit miraton një rezolutë mbi gjetjet e raportit të Komisionit Europian. Pas një pune të shkëlqyer të raporterëve, është miratuar një dokument që mori votat e 58 eurodeputetëve dhe që përmban sinjale të qarta politike dhe institucionale”, tha Balla.

Ai nënvizoi se në dokument pasqyrohet progresi i Shqipërisë dhe ambicia për të përmbyllur negociatat brenda Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm.

“Ajo që bie në sy është ambicia e përbashkët për të mbyllur negociatat brenda Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm”, deklaroi kreu i grupit socialist.Balla tha se Shqipëria tashmë po vlerësohet mbi bazën e rezultateve konkrete dhe jo më mbi pritshmëritë.

“Sot kemi hyrë në një fazë të re. Shqipëria nuk matet më me premtime, por me fakte. Nuk po gjykohemi nga pritshmëritë, por nga puna e bërë”, u shpreh ai.

Në fund, ai vuri theksin te përputhja e plotë e politikës së jashtme të Shqipërisë me atë të Bashkimit Europian. “Ky dokument e bën të qartë se Shqipëria ka një orientim të qartë strategjik drejt anëtarësimit në BE dhe ka demonstruar përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Jemi vendi që kemi 100% të përafruar politikën e jashtme me Bashkimin Europian”, përfundoi Taulant Balla.

Next Post
Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

August 17, 2026
Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

August 17, 2026
U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

August 17, 2026
“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

August 17, 2026
Eksportet kanë pësuar rënie në katër muajt e parë të 2019

“U rritën me 34 mld lekë në korrik”- Eksportet e mallrave “Made in Albania”, INSTAT: Tregtia me vendet e BE mban peshën kryesore

August 17, 2026
“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

August 17, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

August 17, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Pas katër dekadash diplomaci, Erdogan: BE nuk është më prioritet për Turqinë, humbet Evropa!

August 17, 2026
FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

August 17, 2026
Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com