• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Doli me kallashnikov në dorë”, çfarë ndodhi te lokali i biznesmenit në Sarandë

by A R
08/05/2026 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë zbardhur detaje të tjera lidhur me vrasjen e Rexhep Ismailit në Sarandë, ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:28 të 7 majit, një grup prej 5-6 të rinjsh ka shkuar në lokalin në pronësi të Ismailit, i cili ndodhet pranë karburantit të tij.

Personat që shkuan aty kishin konflikt me një banor të fshatit Gjashtë për çështje pronësie. Në momentin e mbërritjes së tyre, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në një tavolinë në verandën e lokalit, së bashku me 66 vjeçarin dhe tre persona të tjerë.

Menjëherë mes palëve ka nisur një debat verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në konflikt fizik me sende të forta. Dyshohet se autorët nuk kishin si objektiv fillestar Ismailin, por personin tjetër me të cilin kishin konflikt.

Pas përplasjes fizike, Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip kallashnikov, duke qëlluar disa herë në drejtim të grupit të të rinjve. Nga ana tjetër, grupi është kundërpërgjigjur me armë zjarri tip pistoletë, duke e qëlluar me një plumb në kokë biznesmenin, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Next Post
Pse u irritua Arabia Saudite pas ndalimit të misionit amerikan në Ngushticë

Pse u irritua Arabia Saudite pas ndalimit të misionit amerikan në Ngushticë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com