• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia pranon ‘goditjet’ serioze në ekonomi ndërsa izolimi i saj rritet/ Peskov: Do qëndrojmë në këmbë

by Java News
02/03/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia ruse po merr “goditje serioze”, pranoi Kremlini të mërkurën, pasi izolimi në rritje i vendit grumbullon presione të mëtejshme mbi sistemin e tij të lëkundur financiar, raporton CNN.

Apple (AAPL), ExxonMobil (XOM), Ford (F), Boeing (BA) dhe Airbus (EADSF) iu bashkuan listës së kompanive që mbyllën ose pezulluan aktivitetin e tyre në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

“Ekonomia e Rusisë po përjeton goditje serioze,” tha Peskov në një telefonatë me gazetarët e huaj të mërkurën. “Por ka një kufi sigurie, ka potencial, ka disa plane, puna është duke u zhvilluar. Ekonomia do të qëndrojë në këmbë”, përfundoi Peskov duke iu përgjigjej një pyetjeje në lidhje deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden në fjalimin e tij se ekonomia ruse po goditet rëndë.

Sberbank (SBRCY), huadhënësi më i madh i Rusisë, tha të mërkurën se do të largohej nga Europa, me përjashtim të Zvicrës, pasi rregullatorët bankarë në Austri detyruan mbylljen e degës së saj të BE-së me bazë në Vjenë. Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar në fillim të kësaj jave se Sberbank Europe ka të ngjarë të dështojë pasi depozituesit nxituan t’i tërhiqnin paratë e tyre pas vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj huadhënësit dhe pjesës më të madhe të sistemit financiar të Rusisë.

Sberbank tha se filialet e saj janë përballur me “një rrjedhje të jashtëzakonshme fondesh dhe një sërë shqetësimesh sigurie në lidhje me punonjësit dhe zyrat e saj”, thanë në një deklaratë.

Sanksionet bankare janë pjesë e një pakete më të gjerë masash që Perëndimi i ka marrë, në shkallë të paprecedentë kundër një ekonomie me rëndësi të Rusisë.

Franca vlerëson se 1 trilion dollarë asete ruse janë ngrirë, duke përfshirë rreth gjysmën e rezervave të luftës të qeverisë ruse.

Moska është përgjigjur me një sërë masash emergjente që synojnë parandalimin e krizës financiare, ndalimin e rrjedhës së parave jashtë vendit dhe ruajtjen e rezervave të saj valutore.

Tregu rus i aksioneve u mbyll të hënën dhe nuk është rihapur që atëherë. Banka qendrore tha se do të qëndrojë e mbyllur të mërkurën. Qeveria ka urdhëruar eksportuesit të shkëmbejnë 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj për rubla dhe i ka ndaluar rezidentët rusë të bëjnë transfere bankare jashtë vendit.

g.kosovari

Next Post
Pse ka rëndësi fitorja e Veliajt kundër Dukës

Pse ka rëndësi fitorja e Veliajt kundër Dukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com