• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ka rëndësi fitorja e Veliajt kundër Dukës

by Sokrat Hoxha
02/03/2022 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokrat Hoxha

Armand Duka njohu dje humbjen e tij përballë Erion Veliajt. Në një ftesë drejtuar Eduart Prodanit, kryetarit legjitim të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, i njohur zyrtarisht nga gjykata, Duka dhe laskarët e tij në FSHF pranuan verdiktin e shumicës së shoqatave të Tiranës, të cilat nëse e mbani mend, u bënë bashkë në 24 janar për të kundërshtuar me forcë manipulimet e turpshme të një gare të trukuar që në nisje.

Beteja ligjore dhe e drejtë e Erion Veliajt duket se ia vlejti. Jo thjesht pse i prishi qetësinë 20 vjeçare njeriut që uzurpon futbollin shqiptar, as pse ndihmoi në shtyrjen e zgjedhjeve për Presidentin e ri, porse pikërisht kryebashkiaku i Tiranës, në cilësinë e aksionerit të KF Tiranës, futi në binarët e ligjshmërisë garën për kryetar të SHRF Tiranë, e cila u manipulua keqas nga Duka dhe njerëzit e tij, me delegatë të zgjedhur prej tij nga Shijaku. Kjo është një fitore e madhe për Veliajn, i cili arriti ta detyronte Dukën të pranojë zyrtarisht Prodanin si drejtues të SHRF Tiranë dhe faktin se është shumica ajo që vendos.

Tanimë, SHRF-ja e Tiranës është në duart e shumicës së shoqatave, çka ishte edhe synimi i Veliajt në që krye të nisjes së betejës me Dukën. Veliaj mundi ta shkëpuste Tiranën nga duart manipuluese të Dukës dhe sejmenëve të tij në FSHF, duke i dhënë një goditje të fortë atij, por edhe duke na dhënë shpresë se futbolli shqiptar mund të pastrohet nga llumi. Skema e ngritur dhe e konsoliduar prej kohësh nga Duka, që i shndërronte proceset e votimit për kryetarin e SHRF Tiranë në një ceremoni të prenotuar, ku vetëm sa hapej shampanja e fitores, kësaj rradhe nuk funksionoi. Shkas i gjithë kësaj ishte kapja duke vjedhur në flagrancë në zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Tiranës, ndërsa funksionarë të lartë të FSHF falsifikuan procesin e përzgjedhjes së delegatëve, duke sajuar një votim fiktiv me mbështetës të jashtëm e që s’i lidhte asgjë me botën e futbollit. Ishte pikërisht kjo arsyeja që Veliaj nisi betejën e tij ligjore në gjykatë, çka rezultoi me fitore.

E ndërsa fletët e lakrës nisën të hapen nga drejtësia, u pa që gjithçka nga brenda në FSHF rezulton e kalbur. Procesi zgjedhor i së cilës ndër vite ka qenë thjesht kapaku i tenxheres për të mbytur erën e keqe nga çomleku i prishur që kanë gatuar titullët e saj në 20 vite. Tashmë, kur çdo gjë po merr rrokopujën në lartësitë e FSHF dhe ndërsa priten vetëm rënie teposhtë si dëbora që nuk mund të rrijë pafundësisht majë malit, po shihet se procesi i dekadencës ka kohë që ndihet. Ndërsa sot është cilësuar si fajtor në falsifikim të rezultatit për Tiranën, Sekretari i Përgjithshëm i FSH dhe ndonjë tirullar tjetër, vërehet se kjo paska qenë normë prej kohësh. Sot dalin të tjera vendime gjyqësore të para katër viteve ku janë të dënuar si të dënuar për falsifikues të procesit zgjedhor të FSH, persona që sot janë shpërblyer dukë iu dhënë poste, siç është rasti i trajnerit actual të përfaqësueses U15.

Janë pra tre vendime gjyqësore që kanë prishur sigurinë e sektit që ka kapur prej kohësh kreun e FSHF dhe që vështirë të mendohej se mund të tundeshin prej andej. Vendimi i fundit për njohjen e kreut të SHRF Tiranë, duket se ka ndikuar që Duka të vijë me këmbë në tokë në realitet, duke pranuar emrin e Prodanit si të zgjedhurin legjitim. Muri që dukej i fortë e i paluajtshëm ka marrë një krisje të rëndë edhe për vetë presidentin Duka e të tjerët, është e kuptueshme që një tundje e mëtejshme e tij dhe do të bjerë.

Por për të rrëzuar muret e kësaj fortese të mbyllur të një grupi që kanë prioritet interesat e bisnesit por jo të futbollit, duhet kontributi i të gjithë aktorëve të këtij sporti. Vetëm kështu mund të kontribuohet për të shpëtuar futbollin që është kapur nga një grup që në themel e shohin veten si aksionerë të fitimeve që vijnë nga ky sport popullor.

Next Post
Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtyhet raundi i dytë i bisedimeve, zbulohet vendi ku do takohen

Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtyhet raundi i dytë i bisedimeve, zbulohet vendi ku do takohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

September 22, 2026
Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

September 22, 2026
Jep “llogari’ për më shumë se një orë, drejtoresha e SHISH dëshmon në komisionin për “TIMS”

GJKKO cakton masën “arrest shtëpie” për kreun e SHISH, kërkesa nga SPAK

September 22, 2026
Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

September 22, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Golem, turisti belg bie nga kati i tretë i hotelit dhe humb jetën! Dyshimet e para të Policisë, mister shkaqet

September 22, 2026
Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

September 22, 2026
“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 22, 2026
Zgjedhjet në Rusi, fitore e pritshme për partinë e Putinit! raporti i CNN: Tani vëmendja te hapat e Kremlinit

Zgjedhjet në Rusi, fitore e pritshme për partinë e Putinit! raporti i CNN: Tani vëmendja te hapat e Kremlinit

September 22, 2026
Pak orë pas kontrollit në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK!

Pak orë pas kontrollit në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK!

September 22, 2026
VIDEO/ Japonia nën ‘tërbimin’ e tajfunit, dy të vdekur dhe përmbytje massive! 275 fluturime të anuluara dhe 1.6 milionë banorë të evakuuar

VIDEO/ Japonia nën ‘tërbimin’ e tajfunit, dy të vdekur dhe përmbytje massive! 275 fluturime të anuluara dhe 1.6 milionë banorë të evakuuar

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com