• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me artistë nga e gjithë bota, nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

by E S
14/06/2026 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit Gjon Mili, një aktivitet që sjell së bashku artistë, kineastë dhe krijues nga vende të ndryshme të botës.

Aktivitetet nisën në GAD Gallery, ku publiku pati mundësinë të ndjekë vepra të autorëve nga Koreja e Jugut, Holanda, Kanadaja, Kina, Australia, Italia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Belgjika, Franca, Tajvani dhe Mbretëria e Bashkuar. Programi përfshiu filma të shkurtër, instalacione video dhe projekte eksperimentale që trajtonin tema sociale, kulturore dhe teknologjike.

Një nga pjesët më të veçanta të ditës së parë ishte programi VR-STATION, i realizuar në bashkëpunim me Minus Art Space. Vizitorët patën mundësi të njiheshin me projekte të realizuara me teknologjinë e realitetit virtual, duke përjetuar forma të reja të artit bashkëkohor.

Gjatë ditës u zhvilluan edhe projeksione në Muzeun Gjon Mili, ndërsa në mbrëmje aktivitetet u zhvendosën në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, ku u mbajt ceremonia zyrtare e hapjes së festivalit.

Fjalën përshëndetëse e mbajti themeluesja dhe njëkohësisht kuratorja e festivalit, Yllka Gjollesha. Ajo u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në edicionin e katërt të festivalit dhe u ndal te tema e këtij viti, “Are You Dreaming?” (“A po ëndërron?”).

Sipas saj, ëndrrat frymëzojnë artistët, kineastët dhe njerëzit për të imagjinuar ide të reja, histori të reja dhe mënyra të ndryshme për të parë botën. Ajo theksoi se edhe vetë festivali ka lindur si një ëndërr për të bashkuar artistë nga vende të ndryshme përmes artit dhe filmit.

Në fjalën e saj, Gjollesha falënderoi stafin, vullnetarët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e festivalit. Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për Sisi Ndinin, e cila këtë vit iu bashkua ekipit kuratorial, si dhe për Artur Sokolin, Gentian Gjikopullin dhe Maria Sokolin.

Një falënderim i veçantë iu drejtua gjithashtu Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Bashkisë së Korçës, si dhe artistëve dhe kineastëve që kishin udhëtuar nga vende të ndryshme për të marrë pjesë në festival.

Mbrëmja vijoi me shfaqjen e dokumentarit “Dezo Hoffmann – Photographer of the Beatles”, me regji të Laura Sivakova-Passova dhe Patrik Lancaric. Pas dokumentarit, të ftuarit morën pjesë në një koktej të organizuar në hollin e teatrit.

Programi i mbrëmjes vazhdoi me shfaqjen e disa veprave të përzgjedhura, mes të cilave “The Champ” nga Ermir Keta, “Antimuzeu” nga Renis Hyka, “Easter” nga Ksenia Yurkova, “Kingdom of Animals” nga Thadeusz Tischbein, “PA ZË (Soundless)” nga Gentian Gjikopulli dhe “Shards of Absence” nga Margherita Bagnara.

Festivali do të vijojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme me projeksione, takime me artistë dhe aktivitete të tjera kushtuar artit bashkëkohor dhe kinemasë eksperimentale.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

November 24, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Raketat ruse në Poloni, Rutte: Incidentet i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm

November 24, 2026
Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

November 24, 2026
“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

November 24, 2026
Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

November 24, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00

November 24, 2026
Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

November 24, 2026

Si mund të vriten shqiptarët?

November 24, 2026
Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

November 24, 2026
“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In