Qyteti francez i Bordeax është gdhirë në flakë,, këtë të premte, me protestat kundër ligjit të rritjes së moshës së pensionit që kanë arritur kulmin.
Qytetarët e revoltuar nuk kursyen as bashkinë e këtij qyteti duke i vënë zjarrin hyrjes së saj, ndërkohë që një incident i rëndë u regjistrua në Rennes, ku u dogj një stacion policie.
Më shumë se 1 milion njerëz dolën mbrëmjen e së enjtes në protestë në sheshet e qyteteve kryesore franceze, me gati 120 mijë njerëz vetëm në rrugët e Parisit.
Mbi 80 vetë u vunë nën pranga, teksa policia i shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë.
Mbrëmë protestuesit bënë thirrje për protesta edhe më të mëdha kombëtare, deri në greva, që mund të përkojnë edhe me vizitën e parë të mbretit Charles III në vend.
Në Paris, protestat ishin më paqësore, edhe pse nuk munguan përplasjet me policinë dhe shkatërrimi i dyqaneve dhe pronës publike e private.
/a.r