• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zonat detare mes Shqipërisë e Greqisë, Rama: Jam optimist që do të realizohet marrëveshja e përbashkët për në Hagë

by A R
27/08/2023 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e zonave detare ishte një tjetër temë që u prek gjatë intervistës së kryeministrit Rama me gazetën greke “Kathimerini”.  Rama tha se me palën greke është arritur një marrëveshje në parim për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Ai shpreson se do të ngrihet një grup negociator për të  realizuar Marrëveshjen e Përbashkët të Kompromisit.

Gazetari: Më lini t’u pyes diçka të fundit, tërësisht ndryshe nga Himara dhe Beleri. Ka të bëjë me zonat detare. Në vitin 2010, si udhëheqës i opozitës, ju e kundërshtuat marrëveshjen e 2009-ës për zonat detare midis Greqisë dhe Shqipërisë. A jeni i gatshëm tani, realisht i gatshëm, të nënshkruani një marrëveshje arbitrazhi dhe t’ia referoni çështjen Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë apo jo?

Kryeministri Edi Rama:  Dëgjoni, ky është sërish një shembull i mirë për t’ju shpjeguar sesi e shoh unë politikën. Kur u nënshkrua kjo marrëveshje midis paraardhësit tim dhe, më duket, Karamanlisit dhe Dora e firmosi me kundërshtarin tim të dashur, unë nuk e kisha idenë, askush nuk e kishte idenë çfarë ishte. Doli si lajm dhe të gjithë ishin në rregull, me idenë që është një marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë, pra s’ka asgjë të keqe.Më pas, disa njerëz nga shoqëria civile, konkretisht, një ish-ushtarak i lartë nisi të shkruante gjëra që ishin shumë shqetësuese.Kur ka arsye për t’u ngritur kundër shqiptarëve në Greqi, ka shumë njerëz atje që e bëjnë.E njëjta gjë ndodh në Shqipëri kundër grekëve, gjen shumë njerëz që e bëjnë.Klima u helmatis e u ndez shumë. Njerëzit e partisë sime thoshin se ky ishte një rast i mirë për t’u vërsulur. U thashë “jo, sepse kjo do të ishte shumë e lehtë.Nëse fillojmë të hapim një betejë politike për këtë, çfarë do të themi, ku do dalim?” Në të njëjtën kohë, argumentet ishin tejet shqetësuese, ndaj iu thashë: “Dëgjoni, e vetmja gjë që mund të bëjmë është ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese”. Meqë ra fjala, në atë kohë, Gjykata Kushtetuese kishte gjithnjë vendime mjaft të balancuara ose, kryesisht, me shumicë, nga ana tjetër, ndaj iu thashë: “Është një gjykatë e balancuar. Janë njerëz të arsyeshëm, kështu që janë ata të cilët duhet t’i hyjnë me themel, pasi marrëveshjet detare nuk janë të lehta dhe nuk ka shumë njerëz që e njohin legjislacionin e detit, sepse është një qoshe e veçantë në universin e ligjit”. E çuam në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese mori një vendim 9 me zero, 9 me zero kundër qeverisë, diçka shumë e rrallë. Kjo mbeti çështje e hapur dhe kur u bëra kryeministër, nisa të flas për të, e më kujtohet kur bëra diskutimin e parë, kur (kryeministri) Samaras më kërkoi se ç’mendoja. Më pas, kur i bëmë këto diskutime me Aleksisin (Tsipras), i thashë: “Përse të mos shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare?” Kjo është diçka për të cilën vendet tona… Këtu jemi të ngjashëm.Ju mund të jeni në Bashkimin Europian dhe ne jemi kandidatë, ju jeni përpara nesh, sepse historia është treguar më bujare me ju sesa me ne, e keni pasur BE-në përpara nesh prej një kohe të gjatë, por në këtë pikë vazhdojmë të jemi të ngjashëm.Prodhojmë ende më shumë histori nga ç’mund të tresim.Kur bëhet fjalë për të tilla gjëra, sigurisht që mund të shpallesh në çast tradhtar, qoftë nga ana greke apo ajo shqiptare.Të dyja palët akuzojnë për tradhti, megjithëse nuk mund të ketë tradhti konsensuale në të dyja anët. Njëri duhet të jetë tradhtari, tjetri përfituesi apo jo? Kështu i shprehja këto,  por “Jo, jo, jo.” Aleksisi ishte i ftohtë (mbi këtë ide).Nisëm të zhvillonim negociata pas negociatave për këtë.Shkuam në një pikë të mirë, më duhet të them, por, pastaj, poezia, proza e Syriza-s mbaroi dhe ne rifilluam.Jam shumë, shumë, shumë i kënaqur që arritëm në këtë marrëveshje që, më mirë, t’ia lëmë Gjykatës Ndërkombëtare.

Gazetari: Keni arritur tashmë një marrëveshje me palën greke?

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, kemi arritur në një marrëveshje në parim, se marrëveshja duhet të kalojë hapat. Pra, jemi marrë vesh në parim (për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare).Tani duhet kryer procedura. Presidenti duhet të japë një autorizim të ri për grupin negociator që të fillojë punë dhe, pastaj, duhet të përgatisim diçka të quajtur marrëveshje e përbashkët…

Gazetari: Marrëveshje e Përbashkët Kompromisi për t’iu drejtuar gjykatës.

Kryeministri Edi Rama: Po. Pra, kjo është diçka që duhet arritur dhe shpresoj…

Gazetari: A jeni optimist, që do të realizohet?

Kryeministri Edi Rama: Shpresoj.

/a.r

Next Post
Aksident në Fier, makina përplas biçikletën

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja për “rifreskimin” e qeverisë: Vendimin e merr Rama, nuk më trembin protestat e shtatorit

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Ministri Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

August 16, 2026
Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

August 16, 2026
Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

August 16, 2026
Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

August 16, 2026
Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

August 16, 2026
Tensionet për Nilin, Egjipti kundërshton planet e reja të Etiopisë për diga

Tensionet për Nilin, Egjipti kundërshton planet e reja të Etiopisë për diga

August 16, 2026
Dhunuan Shefin e Krimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim. Pezullohen dy efektivë policie

Dhunuan Shefin e Krimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim. Pezullohen dy efektivë policie

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com