• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zoica Haxho — E pandalshmja që arriti majat skenike…

by Ilir Çumani
01/12/2025 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR ÇUMANI

(Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të balerinës së parë shqiptare, Zoica Haxho – Artiste e Merituar – Heroinë e Punës)

Nga historia e njerëzimit kemi mësuar se ka pasur dhe ka jetë që lindin në hijen e mungesës, e megjithatë arrijnë të shkëlqejnë më tepër se ata që rriten në dritë; jetë që rriten si filiza nën gur, por shpërthejnë me forcën e një dielli të padukshëm.

Ashtu sikundër ka edhe fëmijëri që e vështrojnë botën nga dritaret e errësirës, por e përqafojnë atë më fuqishëm se kushdo, si sy që kanë parë pak, por kanë kuptuar shumë.

E tillë ishte edhe jeta e Zoica Haxhos, vajzës bonjake që fati e sprovoi herët, por që arti e përqafoi me duar të hapura, si një nënoke e vonuar, e dhembshur, e përmalluar, por e përjetshme; një nënë që nuk ia dha jeta, por ia dhuroi skena.

Që në hapat e parë të jetës, ajo nuk u rrit në prehrin e sigurt të nënës që e solli në jetë, por në strehën e karakterit që u bë kështjella e vetme mbrojtëse e saj; një kështjellë pa gurë, por me vullnet.

Jetimëria nuk e mbylli, nuk e theu, nuk e mposhti, por e farkëtoi si hekuri në zjarr…

Në heshtjen që e rrethonte, ajo dëgjoi një ritëm të brendshëm që i vinte si një thirrje nga thellësia e shpirtit; ishte një ritëm që më vonë do të bëhej themeli i baletit shqiptar, si një zemër që rreh për një komb të tërë.

Zoica nuk ishte thjesht balerinë, por një fenomen sui generis për kohën që jetoi. Ajo ishte lindja e një epoke të re në artin modern shqiptar, si një agim i ri që çan retë e pasigurisë.

Në trupin e saj të imët, që dukej si i gdhendur nga ajri i pastër i pasionit, busti i artit skenik shqiptar mori frymë për herë të parë, si një statujë që më në fund merr shpirt.

Çdo lëvizje e saj në skenë krijonte një gjuhë të re figuracioni e simbolesh, një alfabet të elegancës dhe forcës; çdo hap dukej si një kapitull i shkruar me muskuj, përkushtim dhe sakrifica që s’i shihte askush, një libër i përditshëm i mundimeve të heshtura.

Në një vend që ende kërkonte të gjente identitetin kulturor, Zoica Haxho, vajza jetime e rritur në Shtëpinë e Fëmijës “8 Nëntori” në Tiranë (sot Shtëpia e Fëmijës Shkollore “Zyber Hallulli”), fluturoi në një hapësirë të panjohur më parë, si një trumcak paksa i trembur, por u ngrit si një figurë emblematike që nuk pranoi të imitojë askënd.

Ajo e krijoi veten dhe identitetin e saj artistik me durim të hekurt, me dhimbje e përvujtëri, me një përditshmëri të lodhshme që, përmes punës, punës dhe vetëm punës, u shndërrua në madhështi, si një mal që ngrihet milimetër pas milimetri derisa bëhet majë.

Skena e pa të rritej. Salla e pa të shndriste, dhe publiku e pa të ngjitej në atë lartësi ku pak artistë mundin të arrijnë ato maja ku talenti nuk është më dhuratë, por përgjegjësi dhe sfidë e kthyer në mision; një mision që të djeg dhe të ngre njëkohësisht.

E megjithatë, Zoica nuk u mbyll vetëm brenda magjisë së baletit. Ajo u shndërrua edhe në një ikonë të kinemasë shqiptare, duke u zhytur në një rol skenik tepër të vështirë e të ndërlikuar, që nuk kërkonte thjesht teknikë, por shpirt, vetëm shpirt dhe ambicie… një zhytje në thellësi ku vetëm të mëdhenjtë marrin frymë.

Në filmin artistik shqiptar “Cuca e Maleve”, me skenar nga Loni Papa dhe Agron Aliaj, me regji të Dhimitër Anagnostit dhe muzikë të Nikolla Zoraqit, ajo nuk skaliti vetëm një karakter, por fuqishëm i dha zë një epopeje femërore shqiptare që po përjetonte rilindjen dhe emancipimin e vërtetë; një zë që kumbon ende në malet e kujtesës tona.

 

Zëri i saj i brendshëm, ai që kishte mbijetuar humbjet e mëdha dhe vetminë, u shkrinë me figurën e vajzës së maleve, duke e kthyer rolin në një emblemë të fuqisë, krenarisë dhe qëndresës së një epoke të re që lindi; një emblemë që rri pezull si një flamur në erë.

Roli nuk e ngriti Zoicën, por ishte Zoica ajo që e ngriti dhe e monumentalizoi atë rol, duke e shndërruar në gur themeli të një trashëgimie artistike.

Ajo e mbushi personazhin me dritën e një gruaje që njeh plagët, por nuk i dorëzohet atyre; me ritmin e një artiste që më shumë se të kërcejë, di të ndërtojë një botë të brendshme, të gëzuar dhe të bukur, si një kopsht që lulëzon edhe në dimër.

Si pedagoge, ajo u bë një urë e gjallë mes brezave. Nuk u mësoi nxënësve vetëm të lëvizin bukur, por të ndihen të denjë për skenën.

U mësoi se arti nuk fillon vetëm me talentin, por edhe me karakterin, me vullnetin dhe punën e madhe e të palodhur të njeriut, se bukuria e lëvizjes nuk lind nga rrugë të lehta, por vetëm nga puna dhe sakrificat e mëdha.

Dhe se nuk ka balerinë të madhe pa një shpirt të madh, një shpirt që digjet si qiri dhe ndriçon si flakadan.

Sot, kur përkujtojmë 1-vjetorin e ndarjes së saj nga kjo botë, Zoica Haxho nuk qëndron në mendje si një kujtim i largët. Përkundrazi! Ajo është një prani e gjallë në historinë e artit shqiptar.

E gjejmë në shpirtin e çdo balerine që ngjitet sot në skenë me besimin se mund të arrijë majën.

E gjejmë në auditoret dhe korridoret e shkollave artistike të baletit, ku portreti i saj aspiron të mos jetë vetëm nderim, por frymëzim.

E gjejmë në filmat që mbartin fytyrën e saj të paepur. E gjejmë në hapin ritmik të një arti që ajo e ngriti nga themelet, si një ritëm që nuk ndalet.

Zoica Haxho nuk është vetëm pjesë e kujtesës së historisë së artit, por një nga shtyllat e forta të identitetit artistik shqiptar. Një vajzë që erdhi nga heshtja, por që la një jehonë që nuk shuhet kurrë… një jehonë që udhëton si erë në krahët e kohës.

Në çdo skenë ku vallëzohet sot, në çdo ngjarje të rëndësishme artistike ku kërkohet thellësi, në çdo nxënës që kërkon të gjejë veten mes dhimbjes dhe artit, Zoica vazhdon të marrë frymë.

Ajo është aty, me fuqinë e brendshme rrezëlluese që u ndriçon rrugën brezave të talenteve të rinj, si një trashëgimi që asesi nuk plaket, si një emër që nuk harrohet lehtë sado të largohet koha.

Tiranë, e hënë, 1 dhjetor, 2025

Next Post
Nga problemet me frymëmarrjen te dhimbja e gjymtyrëve/ Simptomat që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Zemra po “lë” edhe të rinjtë, rriten rastet e arresteve kardiake. Mjekët: Mos neglizhoni kontrollet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokurori i SPAK: Meta i dërgoi mesazh Kastriot Ismailajt “dua 200”, akuza për presione në CEZ-DIA dhe pagesa me kartat e Shatkut

Prokurori i SPAK: Meta i dërgoi mesazh Kastriot Ismailajt “dua 200”, akuza për presione në CEZ-DIA dhe pagesa me kartat e Shatkut

May 11, 2026
SHBA dhe Kina ulen më 12-13 maj në Korenë e Jugut për bisedime ekonomike dhe tregtare

SHBA dhe Kina ulen më 12-13 maj në Korenë e Jugut për bisedime ekonomike dhe tregtare

May 11, 2026
Pakënaqësi brenda Partisë Laburiste, Starmer: Nuk do të tërhiqem

Pakënaqësi brenda Partisë Laburiste, Starmer: Nuk do të tërhiqem

May 11, 2026
Përplasje në gjyq, Kryemadhi: Nuk na kanë dhënë përgjimet e familjarëve

Përplasje në gjyq, Kryemadhi: Nuk na kanë dhënë përgjimet e familjarëve

May 11, 2026
Ukraina: Europa të marrë rol më aktiv në negociatat e paqes me Rusinë

Ukraina: Europa të marrë rol më aktiv në negociatat e paqes me Rusinë

May 11, 2026
Kafazi në gjykatë, Meçe: Personat që s’përbëjnë rrezikshmëri shoqërore, nuk duhet të qëndrojnë

Kafazi në gjykatë, Meçe: Personat që s’përbëjnë rrezikshmëri shoqërore, nuk duhet të qëndrojnë

May 11, 2026
Ndrenika reagon sërish: Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-ë! Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

Ndrenika reagon sërish: Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-ë! Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
ISHP: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Shqipëri me hantavirus, rreziku i ulët

ISHP: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Shqipëri me hantavirus, rreziku i ulët

May 11, 2026
Nga hantavirusi te norovirusi, pse anijet turistike janë një ‘makth për shpërthimin e epidemive

Nga hantavirusi te norovirusi, pse anijet turistike janë një ‘makth për shpërthimin e epidemive

May 11, 2026
Kos: S’ka vendim formal, por Serbia s’ka marrë para nga Plani i Rritjes që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë

Kos: S’ka vendim formal, por Serbia s’ka marrë para nga Plani i Rritjes që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In