• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kos: S’ka vendim formal, por Serbia s’ka marrë para nga Plani i Rritjes që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë

by E S
11/05/2026 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse nuk ekziston një vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare për Serbinë, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pranoi se Beogradi nuk ka marrë fonde evropiane që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë.

“Asnjëherë nuk kam thënë se fondet janë ngrirë. Kjo është vërtet shumë e rëndësishme”, u tha Kos gazetarëve në Bruksel.

“Ajo që po bëjmë tani është të verifikojmë vazhdimisht nëse të gjitha vendet përfituese të fondeve nga Plani i Rritjes i përmbushin kriteret. Dhe është e vërtetë se, që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë para disa muajsh, nuk kemi kryer asnjë pagesë, por nuk është marrë asnjë vendim formal për mosdhënien e tyre”, shtoi ajo më 11 maj.

Komisionarja Kos kishte deklaruar më 30 prill se Komisioni Evropian kishte ndaluar pagesën e mjeteve financiare për shkak të ligjeve kontestuese për drejtësinë.

“Për momentin kemi ndalur të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes, sepse Serbia ka shënuar prapakthim në fushën e drejtësisë dhe, derisa ta korrigjojë këtë, nuk do të mund të marrë mbështetje financiare nga BE-ja”, kishte deklaruar Kos.

Ligjet kontestuese, të ashtuquajturat “ligjet e Mërdiqit”, të miratuara në janar të këtij viti, për Bashkimin Evropian paraqesin një hap prapa në procesin e integrimit të Serbisë drejt BE-së. Komisionarja Kos ka paralajmëruar edhe më herët, në disa raste, se këto ligje e kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Kos tha se, nëse Komisioni Evropian konstaton se Serbia i ka përmbushur kriteret për pagesë, atëherë do t’i marrë edhe fondet që i janë ndarë nga Plani i Rritjes.

“Statusi i vendit kandidat sjell obligime nga të dyja palët dhe ne presim nga vendi kandidat që të përparojë, e jo të shënojë prapakthim në fusha të caktuara”, porositi komisionarja Kos.
Nga fondet e Planit të Rritjes, për Serbinë janë planifikuar 1.588 miliard euro për periudhën 2024-2027.

Kjo shumë përfshin grante dhe kredi të destinuara për mbështetjen e reformave, ndërsa mjetet paguhen dy herë në vit, në bazë të përparimit të bërë.

Në janar, Serbia mori pak më shumë se gjysmën e fondeve të alokuara nga kësti i parë i Planit të Rritjes, pasi u zbulua se kishte përmbushur vetëm tri nga shtatë reformat e planifikuara.
Në vend të 112 milionë eurove të planifikuara, ajo mori 61.1 milionë euro.

Së bashku me fondet e parafinancimit – 7% e shumës së përgjithshme të ndarë – shuma totale që Serbia ka marrë deri më tani nga Plani i Rritjes është 167.59 milionë euro.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë e BE-së, e miratuar në fund të vitit 2023, me qëllim përshpejtimin e afrimit ekonomik të rajonit me BE-në dhe mundësimin e qasjes graduale të tij në pjesë të tregut të përbashkët, para anëtarësimit të plotë.

Institucionet evropiane kanë ndarë gjithsej gjashtë miliardë euro për këtë program, për periudhën 2024-2027./ REL

Next Post
Nga hantavirusi te norovirusi, pse anijet turistike janë një ‘makth për shpërthimin e epidemive

Nga hantavirusi te norovirusi, pse anijet turistike janë një 'makth për shpërthimin e epidemive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com