• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarri ‘përpiu’ Himarën, kryebashkiaku Tavo: Vumë në dispozicion palestrën e shkollës për evakuime, por…

by A R
07/09/2026 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo, në një intervistë në Klan News foli për situatën aspak të lehtë që kaloi Himara, teksa u “pushtua” nga flakët disa ditë më parë.

Tavo u shpreh se zjarri u përhap tepër shpejt, duke thënë se janë djegur banesa të banuara e të pabanura, si dhe ullinj shumëvjeçar.

“Gjithçka nisi të premten në darkë, rreth orës 8 pa 20 minuta kur ka rënë zjarr në kodrat e qytetit, mbi lagjen 1 maji, një kodër, që është mbjellë me ullinj shumëvjeçar. Vatra e vogël e flakëve u zgjerua shumë. Menjëherë në vendngjarje shkuan zjarrfikëset, por terreni ishte i vështirë dhe nuk mund të ndërhyhej menjëherë në vatrën fillestare të zjarrit. Flakët u përhapën shpejt dhe nisi të zbresë drejt lagjes 1 Maji dhe në një moment, që përbënte rrezik për jetën e njerëzve, prandaj dhe ne bëmë thirrje për evakuuim në zonat ku kishte rrezik nga zjarri.

Menjeherë është bërë evakuuimi në zonat e rrezikuara. Fatmirësisht nuk kemi pasur jetë të humbura apo njerëz të dëmtuar. Aty kanë qenë të gjitha strukturat për ta menaxhuar situatën. U dogjën ullinj shumnëvjeçar, por edhe dëme në banesa, ku u dogjën 3 banesa të banuara dhe 3 që nuk ishin të banuara”, tha Tavo.

Më tej, tregoi se për evakuimet, u vu në dispozicion palestra e shkollës së mesme të qytetit bashkë me shtretër, por se shumë persona kanë preferuar të sistemohen tek të afërmit.

“Detyra jonë në këto raste është që të marrim masa për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Ne evakuam të parët, ata persona që ishin të rrezikuar. Ka pasur edhe persona, që nuk kanë dashur të lëvizin nga shtëpitë, por se kjo gjë ka qenë e nevojshme. Ka pasur edhe qytetarë që janë angazhuar, duke na ndihmuar në evakuim dhe në aksione të caktuara. Vërtetë u dëmtuan prona, por se u mbrojtën jetët e qytetarëve.

Siç mund ta vini re, ka pasur disa numra që kanë qenë në dispozicion dhe këtë e kemi bërë, që mos bllokohet vetëm një numër. Vetëm 12-13 turistë janë evakuuar. I kemi dërguar në vende të sigurta. Ne bëmë gati palestrën e shkollës së mesme të Himarës, me shtretër, që të jenë në gatishmëri. Por se nuk kanë preferuar këtë zgjidhje të bashkisë, por se janë evakuuar tek të afërmit e tyre. Dëmet do të dëmshpërblehen dhe ullinjtë do të rimbillen në vendin që ishin”, deklaroi Tavo.

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu Himarën në 4 shtator, duke prekur kodrat e qytetit. Si pasojë, gjashtë banesa u shkrumbuan, ndërsa për fat të mirë, nuk pati njerëz të lënduar.

Next Post
Katie Holmes shijon pushime romantike me Jason Bard Yarmoski në liqenin e Komos

Katie Holmes shijon pushime romantike me Jason Bard Yarmoski në liqenin e Komos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In