Atmosfera në stërvitjet e Real Madridid është kthyer pas ardhjes në stol të francezit Zinedine Zidane.
Faqja “Sportyou” ka zbuluar që Zidane në stërvitjen e sotme i ka kërkuar Ronaldos t’i përmirësojë goditjet e dënimit, duke i ekzekutuar disa gjuajtje në sy të portugezit, raporton Lajmi.net.
Që të dy e kanë bërë një garë, me Ronaldon që dukej më i lumtur se kurrë.