Zinedine Zidane ka thënë se James është duke punuar mirë dhe se duhet të vazhdojë kështu për ta rigjetur atë formën e dikurshme.
Mesfushori James Rodriguez nuk e nisi aspak mirë sezonin me trajnerin Rafa Benitez, me të cilin kishte vazhdimisht probleme. Kjo gjë duket se po ndodh edhe me Zinedine Zidanin i cili për momentin nuk e sheh si startues kolumbianin.
Megjithatë, Zidani e ka mbështetur Jamesin duke thënë se ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe se nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu.
“James ka kaluar një javë të mirë, dhe jam i lumtur me të. Ai është duke punuar fort. James është i përgatitur për ndeshjen ndaj Betisit”, ka thënë Zidane.
“Nuk jam më i shqetësuar rreth James Rodriguez. Ai më ka thënë personalisht se është i qetë dhe dëshiron të përgatitet më mirë. Lajmet për largimin e tij janë vetëm spekulime”, ka shtuar më tej Zidane.









