• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhupa- Metës: Pse e mbrojte në ‘Kushtetuese’ çdekretimin e 30 Qershorit, kur ta paska kërkuar Basha? Mos ndërhy në çështjet e PD

by
22/11/2021 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Ina Zhupa, deputetja e PD i ka kthyer përgjigje Ilir Metës, për akuzën e tij se 30 qershori ishte anuluar me dekretin e tij me kërkesë të Lulzim Bashës. Zhupa tha se vetëm Presidenti mund ta sqarojë të vërtetën pse ka ndryshuar mendje dhe thotë një version të ri rreth këtij zhvillimi.

“Zoti Meta kur ka çdekretuar daten 30 qershor ka lexuar edhe më mbrapa katër faqe argumente juridike dhe konventa mbi të drejtën e zgjedhjes dhe moslejimin e zgjedhjeve fasadë, për arsyet pse ai po e bënte këtë. Dhe e ka mbrojtur edhe në Gjykatë Kushtetuese pse vendimi i tij ishte kushtetues. Dhe zoti Meta sot nuk është dakord me zotin Meta dje dhe thotë e bëra se më tha Lulzim Basha. Cilit t’i besojmë? Atij që sot i është ngacmuar nga egoja e tij?” -tha deputetja demokrate.

Në studion e ‘Kontrast’ Zhupa i bëri thirrje edhe Presidentit që të mos komentojë përplasjet që i përket PD-së, e ndërsa pranoi se lufta e brendshme brenda partisë po i konsumon demokratët.  Ajo shtoi se ishyë pikërisht Sali Berisha ai që e shpalli i pari Lulzim Bashën si armik. Ajo tha se kreu i PD nuk e përjashtoi Berishën nga partia, por e pezulloi përkohësisht derisa ai të zgjidhte konfliktin me SHBA, por sipas Zhupës, Berisha nxitoi duke e shpallur Bashën armik pas 9 shtatorit.

“Partia Demokratike po i bën opozitë Edi Ramës, por jo me të gjitha bateritë e saj. Sepse një pjesë të baterive tona opozitare ne po iI çojmë në drejtim të një lufte të brendshme partiake. Nga ana tjetër Presidenti nuk ka pse komenton problemet e brendshme të Partisë Demokratike për aq kohë sa edhe ne nuk i kemi komentuar problemet në LSI. Foltorja po I jep kosto PD-së dhe po na harxhon energji të brendshme dhe po ngarkojmë energji negative. Por kjo nuk është një zgjedhje e zotit Basha. Pikërisht për ta zhbërë këtë, pavarësisht se ekzistonin apo jo firmat për Kuvendin Kombëtar, në zgjodhëm të mblidheshim në Kryesi. Dhe me qëllim për të dalë të bashkuar propozoi një Kuvend kombëtar ku delegatët mund të diskutojnë për problemet brenda PD” – tha deputetja Zhupa për ‘Kontrast’.

/b.h

Next Post
‘Çfarë kishe me gruan time?’/ Shoferja gati e shtypi, thërret burrin pas sherrit me kalimtarin në Kamzë. Ai vjen dhe qëllon për ta vrarë…!

‘Çfarë kishe me gruan time?’/ Shoferja gati e shtypi, thërret burrin pas sherrit me kalimtarin në Kamzë. Ai vjen dhe qëllon për ta vrarë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com