• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Çfarë kishe me gruan time?’/ Shoferja gati e shtypi, thërret burrin pas sherrit me kalimtarin në Kamzë. Ai vjen dhe qëllon për ta vrarë…!

by Java News
22/11/2021 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një incident i vogël në dukje me makinë mes një kalimtari dhe një drejtueseje automjeti, është bërë shkak për një ngjarje e cila për pak sa nuk u kthye në një tragjedi.

Sherri verbal mes protagonistëve, vijoi me përdorimin e armës së zjarrit, që për pak i kushtoi jetën një 23-vjeçari ,i cili për të shpëtuar jetën, vrapoi sa mundi dhe kur aty mbërriti policia e Kamzës, ai së pari u përpoq të mos fliste dhe të mos tregonte çastet e tmerrit.

Veprimi që i vuri jetën në rrezik, ishte pikërisht reagimi spontan ndaj një automjeti që po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Nervat e kalimtarit nuk janë toleruar dhe janë shoqëruar me nevrikosje ekstreme nga bashkëshorti i shoferes.

Sipas burimeve, E. S i moshës 32 vjeç, nga fshati Surroj i Kukësit dhe tanimë nën gjendje arresti dhe në pritje për të dalë para gjykatës, kur mori vesh se një qytetar kishte reaguar jo qetësisht, pasi gruaja e tij për pak e kishte përplasur me makinë, mori armën dhe erdhi nga Paskuqani, shkruan “Si”.

Përpara se ta qëllonte me pistoletë, ai madje e pyeti siç rrëfen i mbijetuari, duke deklaruar: “Çfarë kishe me gruan time”?.

Nën arrest për akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, armëmbajtjes pa leje dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike, i riu, sipas policisë është shfaqur i penduar pas ngjarjes. Por tepër vonë.

Rrëfimi i të plagosurit

23-vjecari I.I., po shëtiste në këmbë në bulevardin e Bathores me drejtim drejt Kamzës. Ai gjendej nën shoqërinë e dy miqve të tij.

“Në këtë drejtim, me destinacion Institutin, kur gjendeshim tek trafik-ndarësja , një automjet me ngjyrë të zezë për pak na shtypi. U tremba nga manovrimet e shoferit, iu afrova makinës dhe kur pashë që shoferi ishte grua e pyeta: çfarë bën, se për pak na shtype”, – thotë në polici i riu që iu rrezikua jeta.

Në nerva e sipër, i riu me inicialet I.I., shfryu, duke qëlluar me shkelma gomat e makinës.

“Por shoferja më tha, mbaji mend këto targa se çfarë kam për të të bërë…”, – shton me tej I.I., duke dhënë shpjegime mbi konfliktin verbal. Makina ka vijuar qarkullimin, ndërkohë që tre të rinjtë kanë vazhduar të ecin në këmbë me drejtim për në Kamëz, jo vetëm për të shëtitur, por edhe për të pirë kafe.

“Së bashku me shokët D.H., dhe S.S., ishim në trotuar. Aty u afrua një makinë “Opel Zafira” me ngjyrë jeshile dhe brenda kësaj makine gjendej një djalë i ri i moshës gati 30 vjeç. Ky person që unë e njoh, se punon në ‘e..A’ dhe më pas mësova se si quhet, më pyeti: çfarë kishe me gruan time”?. Më pas ai ka qëlluar me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e 23-vjeçarit.

Policia thotë se i riu u ndoq nga burri i armatosur për gati 50 metra, teksa shenjestra u përpoq që t’i shpëtonte dhe pikërisht vrapimi e shpëtoi nga vdekja.

Më pas, duke qenë se nga të shtënat qytetarët kërkuan ndërhyrjen e patrullave policore, kur ekspertët këqyrën skenën e krimit dhe sekuetsruan gëzhojën, 23-vjeçari i mbijetuari u përpoq të mos tregonte se çfarë i ndodhi. I shoqëruar në komisariat, më pas ai pranoi të tregojë./m.j

Next Post
Ilir Metën me Sali Berishën i bashkon i njëjti fat politik

Ilir Metën me Sali Berishën i bashkon i njëjti fat politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

October 7, 2026
VIDEO/ Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

VIDEO/ Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

October 7, 2026
Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

October 7, 2026
Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

October 7, 2026
Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

October 7, 2026
Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

October 7, 2026
Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

October 7, 2026
Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

October 7, 2026
PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

“Harta jonë me 100 bashki i shërben qytetarit”- Konflikti për Territorialen, Bardhi akuza mazhorancës: Rama kërkon të shuajë edhe 15 bashki të tjera!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com