• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Metën me Sali Berishën i bashkon i njëjti fat politik

by
22/11/2021 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja 

Një ditë përpara se Gjykata e Lartë të shprehej për Ilir Metën, kryeministri i vendit, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten i tij, i shkuan për vizitë në shtëpi. U kujdesën që një gjë e tillë të merrej vesh.

Zoti Meta në atë kohë ishte në hall të madh. Ishte kapur me zë dhe figurë në një aferë të madhe korruptive. Pas darkës, zoti Berisha u shpreh me vlerësim të lartë për darkën dhe për verën e mirë që e zonja e shtëpisë kishte servirur. Të nesërmen rezultati i trupës gjykuese ishte 5 me 0 në favor të Ilir Metës.

Ajo që shqiptarët kishin parë me zë dhe figurë nuk ishte ashtu siç ata e kishin parë dhe dëgjuar. Presion i hapur ndaj drejtësisë kishte bërë punë. Vizita një ditë përpara vendimit kishte dhënë rezultat. Në asnjë vend tjetër nuk është parë dhe dëgjuar që një kryeministër, një ditë përpara vendimit të gjykatës, t’i shkojë në shtëpi një të pandehuri, në pritje të dhënies së gjykimit.  Sali Berisha e bëri.

Jo më kot vendimi i DASH-it, për shpalljen non-grata, veç të tjerash, specifikon se “për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura”. Ndaj kur sheh sot se si Ilir Meta dhe i gjithë enturazhi i tij politik dhe mediatik i del në krahë Sali Berishës duke sulmuar Lulzim Bashën, është mëse e kuptuar.

Të parët i lidh i njëjti fat politik. Për mirë apo për keq, ata e kanë shenjuar tashmë rrugën e tyre. Për demokratët dhe PD-në ky pozicionim i Ilir Metës dhe i LSI-së duhet të ishte domethënie e madhe dhe një qartësim i krahut që ata duhet të mbanin. Po ashtu, për shoqërinë shqiptare duhet të ishte një çlirim dhe një vlerësim i madh për vendimin e duhur që Lulzim Basha mori në drejtim të Berishës dhe të LSI-së.

/b.h

Next Post
Foltorja drejt shpalljes ‘non grata’ nga PD, mesazhet e Bashës për ndëshkimin e dytë të Berishës

Kaq shumë e ka “qelbur” Basha sa Berisha po shihet si shpresë në PD?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com