• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e tregtarit nga Peqini, gjenden gjurmë gjaku në makinën e tij

by A R
18/05/2018 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makina që shikoni në foto i përket Fation Fejzillarit, tregtarit të perdeve të zhdukur më 29 prill në aksin Laç- Milot.

Burime nga grupi hetimor thonë se brenda automjetit tip “Volkswagen” janë gjetur gjurmë gjaku. Është pikërisht makina ngjyrë e bardhë me targa AA 569 DR, që përdorej edhe nga shoku i tij Aleksandër Fadili.

Ky automjet dyshohet se është larë dy herë mëngjesin e 30 prillit, për të zhdukur njollat e gjakut që ndodheshin në të. Gjithashtu në bagazhin e automjetit janë gjetur një palë gërshërë, të cilat 30-vjeçari Fejzillari i mbante në kroskot.

Po kështu, një telefon celular që i përkiste Fation Fejzillarit është gjetur i thyer dhe i prishur brenda makinës.

Ndërsa familjarët e 30-vjeçarit kanë pohuar për ‘Klan’ se këtë celular, Fatjoni e përdorte për Facebook dhe rrjete të tjera sociale, kurse për të folur mbante një celular tjetër tip Nokia model të thjeshtë. Automjetin tip “Volkswagen”, Fatjoni e kishte blerë me kredi pak ditë përpara se të nisej së bashku me Aleksandër Fadilin për të shitur perde dhe çarçafë në qytetet Shkodër-Lezhë-Milot.

Ende nuk ka asnjë gjurmë rreth vendndodhjes së 30-vjeçarit Fejzillari, por duhet theksuar se hetimet po zhvillohen me intensitet. Aleksandër Fadili është arrestuar si person i dyshuar për zhdukjen e shokut të tij. Motivet janë të paqarta, ndërsa grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për arsye ekonomike. Në momentin kur Fationi është zhdukur, shoku i tij pretendon se kishte me vete 2.6 milionë lekë të vjetra, gjysmat e të cilave i përkisnin Aleksandrit, sipas dëshmisë së këtij të fundit. /b.d

Next Post
Luan Rama refuzon ftesën: Ditëlindjen e PS do e festoj me disa themelues të vjetër

Luan Rama hedh dyshimin: "Përgjimi, aksion i PD. A është ai i vërtetë apo sajesë"?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

September 29, 2026
“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

September 29, 2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

September 29, 2026
Trump për arrestimet pranë RAF në Britaninë e Madhe: “Zhvillim fantastik”, po planifikonin të shkaktonin dëm të madh (VIDEO) -

“Nuk do kenë kurrë armë bërthamore”- Trump: Konflikti me Iranin do të marrë fund shumë shpejt, çmimet e naftës do bien

September 29, 2026
Siguria në shkolla, Kumbaro nga Kamza: Paketa e sigurisë, standard i njëjtë në të gjithë vendin!

Siguria në shkolla, Kumbaro nga Kamza: Paketa e sigurisë, standard i njëjtë në të gjithë vendin!

September 29, 2026
Përplasja për 7 Tetorin, ish-kreu i “Shin Bet” padit për shpifje Netanyahun: E paralajmërova për një katastrofë me përmasa të papara, por e injoroi

Përplasja për 7 Tetorin, ish-kreu i “Shin Bet” padit për shpifje Netanyahun: E paralajmërova për një katastrofë me përmasa të papara, por e injoroi

September 29, 2026
Zjarr masiv në kodrat me ullishte të Gorishovës në Fier, era favorizon flakët! Banorët të frikësuar, terreni vështirëson ndërhyrjen (VIDEO)

Zjarr masiv në kodrat me ullishte të Gorishovës në Fier, era favorizon flakët! Banorët të frikësuar, terreni vështirëson ndërhyrjen (VIDEO)

September 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët”- Ministri Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet! Do ketë mbrojtje 360 gradë

“Zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët”- Ministri Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet! Do ketë mbrojtje 360 gradë

September 29, 2026
Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Histori suksesi! Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Histori suksesi! Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

September 29, 2026
Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com