• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur askush nuk e ndien erën e vet

by Mero Baze
29/09/2026 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vendet që përballen shpesh me histori korrupsioni, si Shqipëria, kanë mënyra të ndryshme për t’u përballur me ndëshkimin e tij.

Disa i kanë dramatike, si Rumania, të tjera, si Kroacia, i kanë brutale por simbolike, të kufizuara vetëm në nivelet e larta. Shqipëria duket se edhe historitë e ndëshkimit të korrupsionit i ka banale, njësoj si vetë korrupsioni.

Duke qenë se shumica e zyrtarëve të lartë të qeverisë së Edi Ramës po përballen me drejtësinë dhe shumë personazhe të përfshira në raporte me ta janë në arrati, përballja e Shqipërisë me korrupsionin është kthyer në një film pa regjisor, ku secili ofron kasetën e vet për publikun, por askush kasetën e vërtetë për drejtësinë.

Tani secila prej viktimave të drejtësisë po përpiqet të gjejë një armik tjetër për ta denoncuar si fajtor për historinë e vet, duke i konvertuar raportet e dikurshme brenda pushtetit në raporte me drejtësinë.

Në Rumani, pas reformës në drejtësi, kur filluan të dënoheshin personazhet kryesore, ndodhën skandale të mëdha. Kur Prokuroria Antikorrupsion hetoi dhe çoi para gjykatës politikanë e zyrtarë të lartë, shpërtheu një debat për mënyrën se si ishin ndërtuar dosjet.

Në vitin 2018 u bënë publike protokollet e fshehta të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë dhe shërbimit të inteligjencës SRI. Gjykata Kushtetuese konstatoi në vitin 2019 një konflikt kushtetues lidhur me protokollin e vitit 2009 dhe kërkoi që gjykatat të kontrollonin ligjshmërinë e provave në çështjet përkatëse.

Shefi i shërbimit sekret, në arrati, u kthye më pas në një bloger që çdo natë tregonte në YouTube se si ai, prokurori dhe një diplomat amerikan që mbulonte CIA-n shkonin nëpër darka dhe caktonin se kush duhej arrestuar. Kjo solli neveri ndaj rezultateve të prekshme të reformës në drejtësi dhe përfundoi në një krizë të zgjatur politike.

Në Kroaci, Prokuroria e specializuar USKOK nisi çështjen ndaj ish-kryeministrit Ivo Sanader, i arrestuar në vitin 2010 dhe i dënuar më pas në disa çështje korrupsioni. Atje gjithçka u përqendrua te një rast simbolik, për t’u dhënë mësim të tjerëve, ndërsa debati vazhdoi mbi efikasitetin e reformës.

Në Shqipëri, ky test është një përzierje e Rumanisë dhe Kroacisë. Këtu janë futur nën akuzë dy ish-presidentë dhe pothuajse të gjithë zyrtarët më të lartë të pushtetit të sotëm, prej vitit 2013, përveç Edi Ramës, i cili është ende në detyrë.

Pra, kemi edhe gjyqe simbolike, edhe gjyqe të vërteta, si dhe përballje të ndryshme me drejtësinë nga viktimat e saj.

Deri tani, integrimi në Evropë ka dy dëshmorë: Erion Veliajn dhe Ilir Beqajn. Vetëm këta janë arrestuar dhe kanë bërë betejë vetëm me drejtësinë, duke përgënjeshtruar akuzat dhe duke u kapur fort pas bazës ligjore për të drejtat e tyre.

Sali Berisha dhe Ilir Meta, si dy ish-presidentë, i kanë kundërshtuar akuzat politikisht dhe kanë akuzuar Edi Ramën se qëndron pas tyre.

Të gjithë të tjerët, që janë pjesë e enturazhit të Edi Ramës, janë edhe më qesharakë. Ata gjejnë një armik brenda pushtetit të Edi Ramës dhe pretendojnë se ai ua ka bërë gjëmën.

Për shembull, Arben Ahmetaj mendon se ia kanë bërë Veliaj me Ballukun. Klodi Mërtiri dyshon se inceneratorin ka dashur t’ia marrë Arben Ahmetaj, ndërkohë që ky i fundit mendon se ia kanë marrë Ben Blushi me Veliajn. Balluku dyshon se ia kanë bërë Veliaj dhe Gysi, ndërkohë që të dy janë në burg po nga SPAK-u. Nga ana tjetër, Ergys Agasi dyshon se gropën ia ka bërë Balluku, kurse Vlora dyshon se ia ka bërë Klodi Lala me agjentët serbë.

E gjithë kjo është një xhalo shqiptare që t’i sjell zorrët në fyt. Dhe kjo jo se ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur më parë, apo diku tjetër, por sepse mënyra se si ata po përballen me drejtësinë është e re dhe e paprovuar më parë në Shqipëri.

Është ajo ora kur, mes të tjerash, duhet të tregohesh edhe pak burrë për t’u përballur me të shkuarën tënde.

Në gjithë këtë garë skandalesh duket se edhe personazhet po ndërrojnë profesion. Shumica e politikanëve të akuzuar po bëhen blogerë, autorë podkastesh ose personazhe të tyre, duke u nisur nga keqkuptimi se e keqja u ka ardhur nga media dhe nga kundërshtarët e tyre brenda qeverisë.

Dëmi më i madh pas kësaj është krijimi i një kulture primitive të përballjes me drejtësinë. Në përpjekje për t’u përballur të vetëm me të, të gjithë ish-zyrtarët e shtetit po e bëjnë qesharak shtetin shqiptar, duke nxjerrë në pazar zorrët e barkut, me shpresën se sa më pis ta bëjnë vendin, aq më të pastër do të duken në raport me të tjerët.

Me sa duket, mbështeten te parimi se askush nuk e ndien erën e vet kur mbush brekët.

Next Post
“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

September 29, 2026
Berisha në Strasburg, takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe akuzon: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri!

Berisha në Strasburg, takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe akuzon: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri!

September 29, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Spahiu: Paketa e re në shkolla lehtëson prindërit nga shqetësimi për sigurinë e fëmijëve!

September 29, 2026
Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-së!

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-së!

September 29, 2026
Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

September 29, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

September 29, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla reagon pas vendimit të Kushtetueses: Falenderoj opozitën për kandidaturën e Endri Shabanit! Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim

September 29, 2026
“Non-grata e Berishës nuk është hequr, lajmi i gazetarit amerikan për efekt fushate”

Ambasadori i ri i SHBA, non grata e Berishës dhe keqkuptimi i madh

September 29, 2026
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

September 29, 2026
Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com