• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Zgjeruam kufijtë e Greqisë” / Dendias: E ardhmja e Ballkanit nuk është rindërtimi i Perandorisë Osmane

by A R
18/09/2022 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për gazetën greke “Parapolitika” dhe me epiqendër kryesisht marrëdhëniet greko-turke, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias i pyetur për turneun e fundit Ballkanik të presidentit Erdogan dhe nëse është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Turqisë në rajon, është përgjigjur  se ekziston shqetësimi të cilin ai e ka shprehur edhe me homologët e BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, për ndikimin jo vetëm të Turqisë. por edhe të  fuqive  të tjera të cilat duke shfrytëzuar lidhjet historike, ekonomike dhe fetare përpiqen të depërtojnë në rajon.

Vërtet, ka thënë Dendias, që Serbia dhe Turqia për shembull kanë marrëdhënia të mira, por edhe Athina me Beogradin ruajnë një nivel shumë të mirë lidhjesh dhe të mos harrojmë -është shprehur ai- se shumica e shteteve në rajon kanë zgjedhur integrimin evropian si qëllim strategjik të tyre.

“Më lejoni t’ju jap një shembull: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e njoh mirë, mban marrëdhënie të përzemërta me presidentin turk. Megjithatë, kjo nuk e pengon atë të jetë një nga përkrahësit më të rëndësishëm të perspektivës europiane të vendit të tij. Një perspektivë e cila do të thotë se Shqipëria do të jetërsojë plotësisht një kod parimesh dhe vlerash në kundërshtim me riekzaminimin kritik të historisë (revizionizmin).  Europa është e ardhmja e Ballkanit dhe jo rindërtimi i Perandorisë Osmane”, tha Dendias.

Dendias ka shprehur kënaqësinë e tij për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,ndërsa ka folur edhe për të drejtën e Greqisë të zbatojë zgjerimin e ujërave të saj territoriale me 12 milje edhe në zona të tjera, përveç atyre në kufij me Shqipërinë.

“Në janar 2021, pata nderin t’i propozoja Kuvendit të Greqisë, në emër të qeverisë, projektligjin për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon, deri në Kepin e Tenaros, në 12 milje detare. Ky është një projektligj me rëndësi historike, pasi për herë të parë që nga viti 1947, Parlamentit iu kërkua të votohej për rritjen e zonës së sovranitetit kombëtar, duke ushtruar një të drejtë sovrane që rrjedh nga Konventa e OKB-së  mbi Ligjin e Detit. Sipas nenit 1, paragrafi 2 i këtij  ligji, vendi ynë shpreh qartë se rezervon privilegjin  për të ushtruar këtë të drejtë përkatëse në rajonet e tjera të territorit. Prandaj shtrirja e ujërave territoriale në 12 milje detare përbën një privilegj të patjetërsueshëm që buron nga e Drejta Ndërkombëtare dhe që vendi ynë do ta ushtrojë në çdo vend  dhe në çdo kohë që do të zgjedhë, me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare”.

Next Post
VIDEO / Rusja-burrit shqiptar: E sheh këtë shishe? Ta hedh kokës…

VIDEO / Rusja-burrit shqiptar: E sheh këtë shishe? Ta hedh kokës…

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Kushe shete teritoret SHqiptare,cili do qofte ai plumbin e ka mu ne koke,mose ta harrojne nji gje te tille te quajturit politikan.Populli SHqiptare eshte hakmarres kure dikush tenton ta shkele ne Zemer pa te drejte,prandaj te kene kujdes.Skane lene e slene gje pa vjedhur,pore me kufijte e SHqiprise te kene kujdes,dhe shume kujdes.Po shkelen e shiten detin e trojet hakmarrja do te jete e rende kundra tyre,ta varin vethe ne veshe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

October 30, 2026
Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

October 30, 2026
BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

October 30, 2026

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In