• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në krye të Europës për martesat, por 1 në 3 çifte po divorcohen

by A R
12/05/2026 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria rezulton me normën më të lartë të martesave në Europë!

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 6.8 martesa për 1 mijë banorë, e njëjta normë si në vitin 2022 dhe dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, që është 3.9 martesa për 1 mijë banorë.

Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut, megjithëse të dhënat më të fundit për këtë shtet i përkasin vitit 2021. Për Kosovën mungojnë të dhënat zyrtare, ndonëse ajo ka një popullsi të re dhe tradicionalisht një nivel të lartë martesash. Në rajon, normën më të ulët të martesave e ka Serbia, me 4.6 martesa për 1 mijë banorë.

Pas Shqipërisë, vende me norma të larta martesash janë Turqia me 6.6 dhe Moldavia me 6.1 martesa për 1 mijë banorë.

Në Shqipëri, niveli i martesave ka qenë i lartë edhe në dekadat e kaluara, duke arritur kulmin në vitin 1990 me 8.9 martesa për 1 mijë banorë. Pas këtij viti, është vërejtur një rënie graduale dhe e qëndrueshme.

Paralelisht me këtë zhvillim, divorcet janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Në vitin 2024, norma e divorceve në Shqipëri ishte 2.0 për 1 mijë banorë, ndërsa në vitin 1964 ishte vetëm 0.6, duke treguar një rritje të ndjeshme ndër vite. Kulmi u shënua në vitin 2019 me 2.1 divorce për 1 mijë banorë. Kjo normë është mbi mesataren europiane, e cila në vitin 2024 ishte 1.6.

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelet më të larta të divorceve në Europë, duke u pozicionuar në vendet e para kur merren parasysh vendet jo baltike. Në vendet baltike, si Letonia, Lituania dhe Estonia, normat e divorceve janë edhe më të larta, ndërsa Shqipëria renditet gjithashtu lart krahas vendeve si Danimarka, Finlanda dhe Suedia.

Në përgjithësi, vendet baltike kanë norma më të larta divorcesh për shkak të pranueshmërisë më të madhe sociale, lehtësisë ligjore dhe pavarësisë më të lartë ekonomike të grave.

Në Shqipëri, të dhënat më të fundit tregojnë një rënie të ndjeshme të martesave dhe një rritje të vazhdueshme të divorceve. Në vitin 2024 u regjistruan rreth 16 120 martesa, niveli më i ulët historik, nga rreth 29 mijë në vitin 1990. Ndërkohë, numri i divorceve arriti në rreth 4 800, nga rreth 2 700 në vitin 1990, që do të thotë se afërsisht një në tre martesa përfundon me divorc.

Në Europë, vende si Italia dhe Greqia kanë gjithashtu norma të ulëta martesash. Italia regjistron rreth 2.9 martesa për 1 mijë banorë, ndërsa Greqia rreth 3.5, duke qëndruar ndjeshëm nën nivelin e Shqipërisë.

Në Bashkimin Europian, në vitin 2024 u regjistruan rreth 1.7 milion martesa dhe 0.7 milion divorce. Mesatarisht, kjo përkthehet në 3.9 martesa dhe 1.6 divorce për 1 mijë banorë.

Që nga vitet ’60, norma e martesave në BE ka rënë me më shumë se gjysmën, ndërsa ajo e divorceve është pothuajse dyfishuar. Pandemia COVID-19 solli një rënie të përkohshme të martesave, ndërsa vitet e fundit është vërejtur një stabilizim i lehtë i tyre.

Në të njëjtën periudhë, norma e divorceve ka shënuar rritje të lehtë, duke arritur nivele më të larta në disa vende të Europës veriore dhe baltike, ndërsa më të ulëtat mbeten në vende si Malta, Sllovenia dhe Rumania.

/Marrë nga Monitor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In