• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxha në Bruksel: Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas, mizoria më e rëndë e agresionit rus

by A R
12/05/2026 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Koalicionit për Rikthimin e Fëmijëve të Ukrainës, një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, Ukrainës dhe Kanadasë.

Gjatë takimit, ministri Hoxha theksoi mbështetjen e fortë të Shqipërisë ndaj Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus, duke riafirmuar qëndrimin parimor të vendit tonë për mbrojtjen e fëmijëve të rrëmbyer dhe të deportuar në mënyrë të paligjshme.

“Rrëmbimi dhe deportimi i paligjshëm i fëmijëve ukrainas përbën një nga shkeljet më të rënda të së drejtës ndërkombëtare dhe një nga mizoritë më të neveritshme të kësaj lufte”, deklaroi Hoxha. Ai shtoi se llogaridhënia dhe drejtësia duhet të jenë në thelb të përgjigjes kolektive ndërkombëtare.

Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë çdo përpjekje për të siguruar kthimin e sigurt, të menjëhershëm dhe dinjitoz të çdo fëmije ukrainas te familjet e tyre dhe në atdheun e tyre. “Asnjë fëmijë nuk duhet të bëhet kurrë viktimë e luftës, zhvendosjes së detyruar apo ndarjes nga njerëzit e tyre të dashur”, përfundoi ministri.

Next Post
“Vetëm botoks nuk ka në burg…”/ Rakipi batuta me Kryemadhin: Je e çmendur, i mbledh gratë aty ti…

"Vetëm botoks nuk ka në burg..."/ Rakipi batuta me Kryemadhin: Je e çmendur, i mbledh gratë aty ti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com