• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zgjerohet pushteti i bashkive, Çuçi: Decentralizimi nis në 2016

by
12/06/2015 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ç’do të ndodhë pas certifikimit të zgjedhjeve të 21 Qershorit për gjysmën e mbetur të vitit fiskal, me buxhetet e njësive që bashkohen? Kontratat e secilës nga njësitë aktuale, taksat e veçanta, etj?

Janë një sërë pyetjesh që Ministria e Pushtetit Vendor, që ka hartuar edhe manualin e decentralizimit, thotë se i ka përgjigjet gati.

“Kemi punuar në mënyrë që, që ditën e parë të punës kryetarët e administratave të bashkive të mos panikohen për shkak të befasive që mund t’u ofrojë situata e krijuar nga shkrirja e 373 bashkive në 61, por të jenë të qartë se çfarë duhet të bëjnë me hapa konkretë, duke i asistuar deri në detaje. Ne po bëjmë vulat e bashkive të reja dhe bashkimet e buxheteve për t’ua vënë në dispozicion të tyre, që ta votojnë. Po bëjmë gati edhe templetet e vendimeve të mbledhjeve të para të këshillave, që ata duhet të marrin për t’i paraprirë procesit të ri”, deklaron ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi.

Për pjesën e mbetur të vitit, Çuçi thotë se qeveria ka planifikuar 20 milionë dollarë, që do t’u shpërndahen menjëherë njësive të reja vendore sapo të konstituohen. Kjo do të bëjë të mundur, thotë ministri Çuçi, tejkalimin e fazës tranzitore, ku bashkitë do të vijojnë me të njëjtat kompetenca si ato aktuale.

Ligji i ri i decentralizimit, konfirmon më tej ministri, do të miratohet sesionin e vjeshtës për të bërë të mundur zbatimin e paketës së parë të decentralizimit që do të nisë në 2016-n. Kompetencat e para që do t’u kalojnë bashkive të reja, sipas ministrit Çuçi janë:

“Kopshtet s’ka pse i menaxhon Ministria e Arsimit, s’ka pse i emëron edukatoret Ministria e Arsimit. Edhe shërbimi i zjarrfikësit dhe ai i ujësjellësit i takojnë tashmë pushtetit vendor. Janë kompetenca që ne i kemi diskutuar edhe me ministritë”.

Ashtu siç pohon ministri Çuçi, decentralizimi i plotë do të jetë gradual. Në vende të tjera ai ka kërkuar 2 deri në 3 vjet, por ministri i Pushtetit Vendor beson se kjo do të ndodhë më shpejt. /Top Channel/

Next Post

"Xoxa kurrë avokate personale e Becchettit, stop akuzave ose padi!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com