• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Xoxa kurrë avokate personale e Becchettit, stop akuzave ose padi!”

by
12/06/2015 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e Shtypit të Erion Veliajt ka reaguar ndaj akzuave të bëra ditët e fundit nga PD lidhur me pretendimin e këtyre të fundit se Ajola Xoxa, ka qenë avokate e Francesco Becchettit, në çështjen që ky akuzohet për pastrim parash.

Përmes një komunikate për shtyp, theksohet se në asnjë moment Xoxa nuk ka qenë avokate apo të ketë qenë personalisht përfaqësuese ligjore për Franchesco Bechettin, apo për ndonjë prej kompanive të tij.

Siç thuhet në reagim, Xoxa ka punuar si juriste për periudhën kohore 2012-2014 pranë studios ligjore Tashko Pustina dhe se ajo ka ofruar shërbimin e saj profesional për klientët e studios, sipas kërkesës së drejtuesve të studios.

Në fund nënvizohet se nëse do të vijohet me akuza të tilla, atëherë zonja Xoxa do të ndërmarrë hapat ligjorë që të drejtat e saj të mos cënohen, duke nënkuptuar padi ndaj të tilla deklaratave.

Më poshtë reagimi i plotë:

Sa më shumë afron data e zgjedhjeve të 21 qershorit, aq më shumë është në panik Partia Demokratike. Në mungesë të programit dhe vizionit për Tiranën, të zhytur në dështimin e 4 viteve të fundit gjumë të Lulzim Bashës, e vetmja alternativë për Partinë Demokratike në këto zgjedhje është sulmi personal për familjen e Erion Veliajt, duke hedhur baltë mbi bashkëshorten e tij.

Siç e kemi sqaruar edhe më parë, Ajola Xoxa në harkun kohor 2012-2014 ka punuar si juriste e asociuar pranë studios ligjore Tashko Pustina. Ajo nuk ka patur asnjë klient të vetin dhe asnjë marrëdhënie financiare me ndonjë klient të studios. Zonja Xoxa është paguar vetëm nga studio ligjore dhe ka ofruar shërbimin e saj profesional për klientët e studios, sipas kërkesës së drejtuesve të studios.

Theksojmë se Ajola Xoxa nuk ka qenë në asnjë moment personalisht përfaqësuese ligjore për Franchesco Bechettin, apo për ndonjë prej kompanive të tij.

Nëse media të caktuara apo deputetë të opozitës do të vazhdojnë këtë sulm shpifjesh dhe fyrjesh ndaj znj. Ajola Xoxa, ajo do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të rivendosur të drejtat e saj të cenuara, duke kërkuar që shkelësit të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit!

Kandidati i ASHE për Tiranën Erion Veliaj mbështet luftën pa kompromis ndaj evazionit fiskal dhe pastrimit të parave, si edhe principin se një media nuk mund të jetë e lirë dhe e ndershme kur financohet nga individë apo kompani të përfshira në aktivitete të jashtëligjshme.

Next Post

Pjeshkat si arançata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com