• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pjeshkat si arançata

by
12/06/2015 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi/

Më ndodh që kur cek ndonjë temë të tillë të kem drojë mos bie në pozita moraliste, sepse nuk mendoj që jam njeri aq i dëlirë sa për të shitur moral. Ndryshe nga kolegë të tjerë që i dinë gjërat fort bukur dhe na përcaktojnë sinoret ku duhet të jetojmë, ose kur duhet të shthuremi, unë nuk e kam këtë dhunti të rrallë.

Nejse, sot që në mëngjes u zgjova me vithet e një vajze të njohur, e cila kishte bërë një shërbim fotografik bajagi të qëlluar në bregdet. Më pas, siç është dhe rutina, nisa të shfletoj gazetat virtuale, ku krahas aktiviteteve të fushatës, komenteve, analizave, ngazëllimit që na ka përfshirë si komunitet për Agon Channel-in, gjeta mjaft vajza të bukura që bëhen gati ose për lindje, ose për plazh, por në të tëra rastet gollomesh. Gjeta veten në një faqe duke bërë vrap nga liqeni, madje dhe një rekomandim dietetik që botuesit e faqes duhet ta kenë bërë pa këshillimin e zonjës Kalleshi, sepse këta njerëz janë punëmëdhenj, dhe kur ua do ënda marrin vesh edhe nga pjata e groshës.

Kjo quhet showbiz. Fjala vjen, tani që Lady Gaga kopjoi Bleonën (u çudita pse nuk u mbajt qëndrim editorial për këtë thagmë), sikur jemi më të çliruar nga kjo marre kombëtare që na kishte rënë në derë. Tash Bleona mund të konsiderohet pioniere, dhe Lady Gaga një ndjekëse e gjurmëve të saj. Vajza me kostume banjo që bëjnë pushime në kohë të pazakonta në Haiti, Bahamas, apo djem të kubanizuar janë zhvillimet më të fundit të showbiz-it shqiptar.

U bënë pak vjet që ka lindur ky lloj raportimi, i cili kudo, jo vetëm në Shqipëri, është ndikues. Fjala vjen, pjeshkat shqiptare të faqeve rozë janë kopje identike të Kim-it, Rihanna-s, Bradley Cooper-it, aktoreve të kinemasë, Rita Orës. Shumë prej tyre po mprehin mollëzat, trashin buzët, vendosin mbushëse në të ndjenjura dhe në gjinj. Portalet i japin, dhe bëjnë mirë. Nëse lexon komentet e lexuesve, bindesh që praktikat vetëshërbyese janë shumë të suksesshme në vendin e shqipeve, pa dallim moshe; megjithatë, kjo është pjesë e lojës, ndaj këta njerëz i quajmë “fansa”. Dhe për ta punohet me vullnet, për ta bëhen foto, organizohen mbrëmje të quajtura “gala”, festivale me muzikë, që me hall mbahen mend.

E keqja është se Shqipëria, Kosova, dhe e gjithë hapësira shqiptare është pak. Tregjet e tjera janë të mëdha, ndërsa këtu mund të të rastisë ta shohësh njeriun vip tek shitorja e lagjes me shapka me gisht, duke blerë domate, ta shohësh atë gocën e vitheve ekzemplare duke dëgjuar tallava, teksa ha kërnacka me salcë kosi, apo ta hasësh teksa pret të marrë një çertifikatë tek një sportel i vogël, i mbushur me njerëz që u vjen era vapë.

Dikur, në kohët e kuqe, numëroheshin me gishta njerëzit që kishin provuar Coca-Cola, dhe të privuarit e tjerë pyesnin, donin të dinin si ishte kjo pije. Kështu na ndodhi dhe ne në lagje, që pyesnim vajzën e një shoferi eksporti. Ajo na mërziti për vdekje, se na tha që ishte pak a shumë si arançatat tona. Ne e morëm zët, sepse arançatat tona ishin në do shishe qelqi të vogla, por të rënda, të cilave u dilte gazi fluturimthi, ndaj protestuam, duke qenë të bindur, si dhe sot, që arançata nuk bëhet dot Coca-Cola, madje dhe Pepsi-t i vjen rrotull./tesheshi.com/

Next Post

Agimi i Artë: Turqia ofron armatim për Shqipërinë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com