• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhja e Bashës, ndarje përfundimtare nga Berisha”/ Haklaj: Kjo është rruga e vetme e PD pas procesit model të votimit për kryetarin

by Java News
31/07/2023 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka reaguar përmes një postimi rreth situatës aktuale në PD.
Ai shkruan se zgjedhja e Bashës në krye të partisë, është një moment që shënon ndarjen përfundimtare nga mentaliteti i Sali Berishës.

Që sot jo vetëm opozitarizmi do të ketë lidership të përgjegjshëm, vizionar e doktrinar për krijimin e terrenit të shpresës të cilën trekëndëshi i Bermudës e rrënoi për të përjetësuar sundimin e tyre korruptiv e klanor, shkruan Haklaj ndër të tjera.

Postimi i plotë

Me gjithë pabesinë përpjekjet me dhunë paratë e Gerdecit, fazlliçëve, deribaskëve dhe mogonigalëve të lançuara në stadiume e mediume e të investuara për diversion kundër Partisë Demokratike me qëllimin për mbajtjen peng nga nongrata Sali Berisha ose shpartallimin e saj ajo ia arriti jo vetëm të mbijetojë por dhe të kurorëzojë me dt 29- të korrik një proces model interelektoral.

Menjëherë pas çertifikimit si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë Lulzim Basha pa humbur kohë mblodhi kolegjin e kryetarëve i cili ka deshmuar se është shtylla kurrizore e PDSH-së dhe kryesinë e Partisë Demokratike ku u vendos që të thirret Kuvendi Kombëtar i demokratëve me dt 2 shtator ku do të merren vendime shumë të rendësishme.

Ky moment shenon jo vetëm ndarjen përfundimtare e epokale me klanin uzurpues të PD-së me mentalitetin feudalo-komunist që e ka dominuar për dekada i udhëhequr nga Sali Berisha.

Ky është momenti i kthesës së madhe drejt shpresës jo vetëm partiake por dhe kombëtare.
Ata që levizjen e rinisë studentore të vitit 90- të jo vetëm e okupuan djallëzisht por dhe e keqpërdorën poshtërsisht sot nuk janë vetëm pa legjetimitet, pa sigël e pa emër por janë të dekonsipruar plotësisht përballë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si misionarë të sabotimit të demokracisë, një çetë nongrata antiamerikane, antiperëndimore.

Që sot jo vetëm opozitarizmi do të ketë lidership të përgjegjshëm, vizionar e doktrinar për krijimin e terrenit të shpresës të cilën trekëndëshi i Bermudës e rrënoi për të përjetësuar sundimin e tyre korruptiv e klanor.
Basha dhe PD-ja ndonëse nën një presion e shantazh destruktiv të imponuar nga rrethi i fundit i rregjimit komunist e kleptokratik kanë vullnetin jo vetëm të ringritjes organizative të PDSH-së dhe të djathtës shqiptare por dhe një plan të detajuar shprese ekonomike e sociale për të sheruar me shpejtesi plagët e mtizura gati për tu gangrenizuar.

Për demokratët e liderin e tyre Lulzim Basha nuk do këtë pauzë por punë serioze dhe intensive për të rikthyer Partinë Demokratike në vendin që i takon dhe në misionin për të cilin është themeluar.
Koalicioni Aleanca qytetare për demokracinë ka mision për t’i dhënë fund autokracisë dhe për të institucionalizuar demokracinë përmes votës së lirë.
Tani diversionistët e hallexhinjtë e non gratës nuk kanë ku të strehohen veçse në koliben e pathemeltë të Ilir Metajt, ndërsa demokratët e qëndrestarët bashkë me nxënës e studentë që në shtator shkojnë në universitet do rikthehen krenarë e me entuziazëm në selinë e vet.
Vjeshta po afron.

Pastrueset e kryeqytetit së bashku me gjethet e zverdhura të rëna përtokë do mbledhin dhe depozitojnë në magazinën e harresës Sali Berishën dhe hordhinë e tij të cilët tradhëtuan aspiratat e pastërta të lëvizjes studentore të dhjetorit 90-të.
29-të korriku ishte ditë e madhe.
Madhështinë e saj do ta përjetësojmë me punë e vullnete të përbashkëta mbarëkombëtare.

Sot demokratët kanë përse të jenë krenar e të festojnë ndërsa banda qeverisëse e Edi Ramës dhe skelat e saj Sali Berisha dhe Ilir Metaj kanë arsye të trishtohen.
Ne demokratët nuk do të thyhemi.

Jemi misionar të shpresës.

Dhe shpresa duhet sot..nesër është vonë!/m.j

Next Post
Vetingu ‘djeg’ njeriun e Berishës/ KPK: Ja arsyet e shkarkimit të gjyqtarit Lazër Sallaku

Vetingu 'djeg' njeriun e Berishës/ KPK: Ja arsyet e shkarkimit të gjyqtarit Lazër Sallaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

October 6, 2026
“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

October 6, 2026
E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

October 6, 2026
Grabitje e bujshme në Francë, vidhet “Apokalipsi” i Dali, libri unik dhe më i çmuar në botë!

Grabitje e bujshme në Francë, vidhet “Apokalipsi” i Dali, libri unik dhe më i çmuar në botë!

October 6, 2026
“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

October 6, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

“Nuk duam një tjetër rast Orban”- Zbulohet paketa e re e zgjerimit, anëtarët e rinj të BE do të përballen me periudhë prove 15 vite! Kos: Ja masat mbrojtëse

October 6, 2026
Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

October 6, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

October 6, 2026
Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 50 mijë lekë! Haxhia: Ne nuk tërhiqemi! Po u shkel kjo e drejtë…

October 6, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Nga këmishëkafenjtë e Hitlerit te flamingot rozë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com