• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

by A. Q
06/10/2026 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar qëndrimin e tij kundër hartës së re të reformës administrativo-territoriale, duke argumentuar se ndryshimi i kufijve të bashkive nuk është në vetvete thelbi i reformës që i nevojitet pushtetit vendor.

Në reagimin e tij, Braçe ka sqaruar se nuk është kundër reformimit të pushtetit vendor, por kundërshton një reformë që, sipas tij, fokusohet kryesisht te harta territoriale.

“Reformën nuk e shmang e as e refuzoj. Është nevojë, por si reformë për mirëqeverisje, jo si vizatim i një harte”, është shprehur ai.

Sipas Braçes, reforma duhet të mbështetet në parime dhe kritere të njëjta për të gjithë territorin dhe jo vetëm në një vendimmarrje të bazuar te numërimi i votave.

Ai kërkon që në qendër të procesit të vendoset decentralizimi dhe rritja e autonomisë së pushtetit vendor, përmes transferimit të më shumë kompetencave, funksioneve, burimeve financiare dhe të ardhurave drejt bashkive.

“Është koha që qeveria t’i japë jetë decentralizimit dhe autonomisë në territor, të mendojë e të bëjë transferimin më të madh të pushtetit, kompetencave, funksioneve, tatimeve e taksave, buxheteve tek pushteti vendor”, ka deklaruar Braçe.

Reagimi i Erion Braçes:

“Për hartën territoriale, mbledhjen e grupit, argumentat, qëndrimin tim mbështetur në parime, votën kundër dje dhe sanksionet si kërcënim!

Ju detyrohem një sqarim të qartë për çfarë ndodhi dje, duke i dhënë fund spekulimeve e keqpërdorimit;

Dëgjojeni videon dhe keni të qartë qëndrimin tim për reformën e pushtetit vendor – unë nuk e shmang e as e refuzoj reformën, është nevojë, por si reformë për mirëqeverisje, jo si vizatim i një harte;

Mbështetur në parime e kritere të barabarta, të zbatuara në të gjithë territorin e Republikës – reformën e mban dhe e bëjnë të qëndrueshme parimet, jo votat;

Tirana dhe modeli i saj i zhvillimit duhet të jetë thelbi i reformës së pushtetit vendor – nxjerrja e Tiranës nga cikli i varësisë së thellë nga ndërtimi dhe financimi i funksioneve dhe shërbimeve veç prej tij;

Është koha që qeveria t’i japë jetë decentralizimit dhe autonomisë në territor, të mendojë e bëjë transferimin më të madh të pushtetit, kompetencave, funksioneve, tatimeve e taksave, buxheteve tek pushteti vendor – nuk ka ndodhur asnjëherë qysh kur këto parime u vendosën në Kushtetutë;

Përqendrimi i pushtetit në veç dy pole nuk është i mirë për të gjithë, duke nisur nga qytetarët – duhet të thyhet tani për të deleguar veçanërisht fuqi shërbimi deri tek hallka më e fundit e kontaktit me qytetarin;

Kështu një hartë për reformë;

Si hartë është e përkohshme, e paqëndrueshme, e pamjaftueshme, nuk është ajo që na kërkohet dhe që duhet për të qeverisur mirë, përmirësuar!

Për të bërë gjënë e duhur nuk e kam fare problem votën dhe sanksionet e saj si kërcënim; fare!

Sepse është përgjegjësia jonë të bëjmë gjënë e duhur, vërtetë, jo me sikur, mbështetur mbi parime e që përmirëson qeverisjen në këtë nivel!”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron sulmin, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron sulmin, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

November 24, 2026
Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

November 24, 2026
Pse u përjashtua Spiropali? Klosi: Vendimi ka të bëjë me fokusimin e partisë në dy momente shumë të rëndësishme! Iu dha mundësia…

Pse u përjashtua Spiropali? Klosi: Vendimi ka të bëjë me fokusimin e partisë në dy momente shumë të rëndësishme! Iu dha mundësia…

November 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

November 24, 2026
“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

November 24, 2026
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Shtetet mund t’i kthejnë mbrapsht emigrantët, por pa cenuar dinjitetin e tyre!

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Shtetet mund t’i kthejnë mbrapsht emigrantët, por pa cenuar dinjitetin e tyre!

November 24, 2026
Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

November 24, 2026
Zyrtare/ Senegali kampion i Afrikës, CAS i Lozanës i konfirmon trofeun që e humbi në tavolinë!

Zyrtare/ Senegali kampion i Afrikës, CAS i Lozanës i konfirmon trofeun që e humbi në tavolinë!

November 24, 2026
VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!

VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!

November 24, 2026
Buxheti 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë!

Buxheti 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In