Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të takohet sot me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni qeveritar i tij do të zhvillojë në Gjermani.
Mediat maqedonase shkruajnë se dy krerët e shteteve do të zhvillojnë edhe një konferencë me gazetarët pas këtij takimi, ndërkohë që axhenda e Zaev do të përfshijë edhe një takim me presidentin e Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier.
Bisedimet kryesore pritet të ndalen në zhvillimin e marrëdhënieve më të mira mes dy palëve.
Ndërkohë mediat greke shkruajnë se jashtë diskutimit nuk do të mbetet as çështja e emrit, në një kohë kur presioni ndërkombëtar për zgjidhjen e kontestit para samitit veror të NATO-s është i lartë.
Takimi i parë dypalësh mes kryeministrit maqedonas dhe kancelares gjermane Angela Merkel u zhvillua në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Trieste, korrikun e vitit të kaluar.
Në atë takim, kancelarja Merkel shprehu mbështetjen e saj për qeverinë e Shkupit dhe vendosmërinë për realizimin e reformave të cilat përcaktojnë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
a.ç