• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur Lana të mbyste bulevardin me baltë

by Frrok Çupi
10/09/2026 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Tani punën e ka në dorë shteti. Ajo që ndodhi me ‘forcën e verbër’, ndodhi. Bulevardi i madh i Tiranës, nga bulevardet më të shquar mes fqinjësh, u mbush plot. Lana e bëri të keqen e vet.

Ka ndodhur shpesh herë që forca të verbër të bëjnë gjëmën; o tërmet, o rrëshqitje balte, o tornado, o lumenj të çmendur, o zjarre. Çdonjëra prej këtyre synon jetën e njerëzve, por nis me përbaltjen dhe me frikën.  Dhe pastaj vazhdon me zënien e hapësirave qytetëse, me zhurmë, pisllëk dhe kërcënim.

Atëherë duhet dora e shtetit.

Fenomeni i vërshimit të ‘baltës së verbër’ po ndodh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Prej tre muajsh një banalitet i ardhur nga ku ta dish, po e quajmë ‘Lana’, ka vërshuar në Bulevard dhe nuk lejon qytetarët që ta kenë bulevardin për vete. Këta janë vetëquajtur ‘Flamengo’. Pak njerëz të ardhur nga hapësira kulturore jo- qytetëse dhe anti- qytetëse zënë hapësirat. Vetë flamengo nga ku kanë marrë edhe emrin, ushqehet me organizma të vegjël që gjenden në baltë. Ndoshta ky grusht njerëz e kanë marrë me qëllim emërtimin nga Flamengo; me qëllim për ‘t’u dalë hakut’ qytetësve duke iu thënë se ‘e deklaruam lidhjen me ujërat e ndotura me baltë’.

Revolucioni i Flamengove ka prurë në qytet aq shumë baltë sa asnjëherë tjetër; madje as në periudhat më të qortueshme të historisë sonë. Kanë sharë me libër shtëpie, me nënë e me gra; kanë mbartur arkivole në bulevard duke kërcënuar me ‘dheun dhe baltën e lehtë’ mbi këdo të gjallë; kanë bërë akronime të tmerrshme ‘TQR, RQ’; dhe kanë ngritur qytetarët nga baret dhe kafet për në revolucion. Kanë derdhur vezë e gurë mbi njerëz të zgjedhur në shtet; ka plasur grushti mes tyre për paratë e vjedhura; mbrëmë u kapën me drogë nëpër xhepa. Tw droguar dhe të pamëshirshëm që bëjnë revolucionin mes nesh. E egër!

Kush do ta ndalojë baltën në bulevard? Domethënë qw t’i nxjerrë këta të ligj, pushtues dhe ndotës jashtë qytetit?!

Qytetit i duhet bulevardi siç ishte. Bulevardi është pasuri e kryeqytetit  ku ndodhen institucionet kryesore të shtetit dhe përfaqësimit të kombit; përfaqësitë e të gjitha shteteve që kanë marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë; institucionet themelore të artit e kulturës, shkencës; Biblioteka, Akademia, Universiteti, stadiumi, aeroporti më i madh i vendit. Kryeqyteti ynë herë pas herë kthehet edhe në ‘kryeqytet europian të Ballkanit’. Herë-herë ka shërbyer si kryeqytet i Bashkimit Europian, i Nismave Europiane për rejonin dhe Paqen Botërore. Po presim që të emërtohet shpejt edhe ‘kryeqytet i Samitit të NATO-s’.

A me baltë nëpër këmbë do ta presë kryeqyteti ynë, si qytetarin shqiptar ashtu edhe piramidat e Qytetërimit Modern Perëndimor? A me frikën e njerëzve jo- qytetës që bëjnë baltë, do të jetojnë qytetarët në apartamentet dhe në rrugicat e tyre?

Kjo fatkeqësi na ka ndodhur, ‘Lana’ ka mbytur me baltë bulevardin e  kryeqytetit.

Çfarë duhet bërë?

Shteti duhet të bëjë. Shteti, mes deformimit të fjalës ‘demokraci’ dhe jetës së qytetit e qytetarit, duhet të mbajë anën e qytetit. As Demokracia e Athinës nuk do të ekzistonte pa pastërtinë në Polis. Ndoshta vetë Demokracia mijëra vjet pas ‘Athinës’ është ndotur disi. Shtetet kudo që janë duhet të funksionojnë kundër rrezikut të baltës. Nepali ishte dhimbja më e madhe planetare se si ‘balta mbyt mijëra’, jo demokracia shtet.

Shteti ynë i ka të gjitha mjetet; ka ligjin që mbron të drejtën e qytetit, ka normën ligjore njësoj si në Europë që ruan hapësirat, ruan paqen, ruan dinjitetin e njerëzve. Kur forca e verbër e tërmetit kërcënoi shtatë vjet më parë, po ky shtet ngriti botën më këmbë dhe shëroi plagën.

Tani është i njëjti shtet përballë baltës së ‘Lanës’ dhe në pritje të çlirimit të Qytetit.

Next Post
Çmimet FIFA 2023/ Cristiano Ronaldo voton me inat, Messi i jep pikët maksimale Neymar-it

Messi bëhet gati për të blerë një tjetër ekip në Spanjë, pas Cornella edhe Eldense!

Comments 1

  1. Prite zot rrezikun says:
    2 months ago

    Katundi, injoranca, katundarët tingli majmunë e bythëçjerrë, drumepretë e mutsihane, zbritën në Tiranë dhe “e çliruan”.
    Tashti, valon druri, kërcet shkopi, se këtë njohin robt me tru konopi.
    Rrumpallë në drejtësi, made in Fatmir MUT Xhafaj, përzier me parfum euroatlantik, dhe rezultati, një fëmijë SHTATANIK.
    Punë muti.
    Sot, jemi më keq se sa kur turmat i drejtonte Azem Hajdari më 1992.
    Rroftë e qoftë reforma në drejtësi, që e bëri këtë vënd LESH E LI.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

October 29, 2026
Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

October 29, 2026
“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

October 29, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

October 29, 2026
SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

October 29, 2026
Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

October 29, 2026
Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In