• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

by A. Q
29/10/2026 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria hedh një hap të ri drejt diversifikimit të burimeve të energjisë, me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Parkut Eolik të Spillesë, në Bashkinë e Rrogozhinës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se projekti me kapacitet të instaluar prej 72.6 megavatësh është gati për ndërtim, ndërsa operimi tregtar parashikohet të nisë në tremujorin e parë të vitit 2028.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë austriake VERBUND, ministri Karakaçi e cilësoi projektin një zhvillim me rëndësi strategjike për sektorin energjetik shqiptar, pasi shënon kalimin nga potenciali i energjisë së erës drejt realizimit konkret të një parku eolik në vend.

Sipas ministrit, investimi synon të kontribuojë në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese nga burimet e rinovueshme dhe në forcimin e sigurisë energjetike, duke plotësuar prodhimin nga hidrocentralet me energji të erës dhe diellit.

“Për herë të parë, Shqipëria kalon nga potenciali i energjisë së erës drejt realizimit konkret të një parku eolik që do të ndërtohet në territorin e saj”, u shpreh Karakaçi, duke vlerësuar bashkëpunimin me kompaninë VERBUND dhe rolin e investimeve ndërkombëtare në zhvillimin e sektorit.

Parku do të ndërtohet në zonën e Spillesë, në Bashkinë e Rrogozhinës, pranë bregdetit të Adriatikut. Ministri bëri të ditur se projekti ka përmbushur kushtet e nevojshme për nisjen e punimeve, përfshirë marrjen e lejes së ndërtimit dhe nënshkrimin e marrëveshjes për shitblerjen e energjisë elektrike.

Projekti vjen si rezultat i ankandit të parë për parqet eolike të zhvilluar në Shqipëri, nga i cili u përzgjodhën tri projekte. Sipas Karakaçit, Parku Eolik i Spillesë, i zhvilluar nga VERBUND, është i pari mes tyre që ka përmbushur parakushtet për nisjen e punimeve në terren.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e këtij investimi për ekonominë lokale, duke përmendur përmirësimin e aksesit rrugor dhe mundësitë për përfshirjen e kompanive e nënkontraktorëve shqiptarë gjatë zbatimit të projektit

Next Post
“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

October 29, 2026
Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

October 29, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

October 29, 2026
Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

October 29, 2026
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

October 29, 2026
Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

October 29, 2026
Samiti i BE-së në nëntor, në fokus ndihma financiare prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës

Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!

October 29, 2026
“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

October 29, 2026
Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In