• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

by A. Q
29/10/2026 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Shkak për këtë kërkesë në Sekretariatin e Etikës është bërë ajo që socialistët quajnë thirrje për akte dhune gjatë fjalës që kreu i PD mbajti në Kuvend.

“Gjatë bllokimit të foltores së Kuvendit i është dhënë fjala deputetit Sali Berisha për procedurë. Gjatë fjalës së tij, duke mbajtur të bllokuar foltoren dhe jashtë parashikimeve të nenit 49 të Rregullores së Kuvendit, deputeti Sali Berisha përdori një fjalor joparlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen, shkelje këto të rënda të parashikuara në Nenin 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit dhe të parashikuara në nenet 64 dhe 65 të Rregullores së Kuvendit.

Në vijim të këtyre veprimeve të rënda të kryera nga deputeti Sali Berisha, i cili u mbështet edhe nga deputetë të tjerë anëtarë të grupeve parlamentare të opozitës”, thuhet në kërkesën e PS.

Gjithashtu socialistët kërkojnë përjashtimin me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të opozitës, Bledion Nallbati, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Xhelal Mziu, Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja.

“Në momentin që filloi votimi i çështjeve të rendit të ditës deputetët Blendi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu përdorën lëndë apo mjete piroteknike ndërsa gjithashtu deputeti Blendi Himçi dhe deputetet Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja hodhën sende të forta në drejtim të Drejtuesit të Seancës dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, shkelje këto të rënda të parashikuara në Nenin 65/1 të Rregullores së Kuvendit.

Sjellja e këtyre deputetëve përbën shkelje të rënda të normave të etikës dhe disiplinës parlamentare, duke cenuar autoritetin e Kuvendit dhe kushtet për ushtrimin e rregullt të veprimtarisë parlamentare.

Veprimet e deputetëve të sipërcituar u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme me mjete fryrëse nga deputetë të tjerë të opozitës, duke penguar zhvillimin e rregullt të procedurës së votimit. Gjithashtu është një shkelje e rëndë gjuha joparlamentare dhe nxitëse e dhunës nga deputeti Sali Berisha”, thuhet në kërkesë.

“Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh, u çanë kafka. Mjetet më të egra u përdorën kundër të rinjve. Këta parlamentarë që shihni këtu janë më kriminelë se ata që çajnë kafka dhe thyejnë kocka. E meritojnë këta t’u çahet kafka dhe t’u thyen kockat”, tha Berisha në fjalën e tij.

Në seancë mungonin 20 deputetë demokratë, të përjashtuar pas skenave kaotike të një jave, më parë. Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën i Kuvendit përjashtoi me 60 ditë deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi.

Gjithashtu u përjashtuan për 10 ditë për deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.

 

Next Post
Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In