• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse do të jetë “fair” që Erion Veliaj të lirohet

by A R
10/09/2026 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hermes Kafexhiu

Nuk ka nevojë të përmendim emra, por dihet kush janë figurat mbi të cilat gjykata dhe vetë SPAK-u me tellallin e tij mediatik ka mbajtur disa standarde lidhur me masat, me qasjen dhe gjithë skenarët e ndryshëm që ka ndërtuar.

Për të qenë të qartë për të disatën herë, meqë disa megafonë të shqetësuar na i shikojnë shkrimet me lupë për të ndriçuar fanarët e negativitetit, kur i djeg i vërteta, se gjasme ne që shkruajmë për procesin e Veliajt, shkruajmë se shmangim vëmendjen ndaj akuzave të tij, theksoj se në krye të herës këto dy struktura si GJKKO dhe SPAK ne i kemi quajtur politike.

Gjykatat Speciale kudo në botë, kush ka dy pare mend dhe ka lexuar, dihet se janë struktura brenda drejtësisë që kanë qasje politike.

E për ta vijuar argumentin askush nuk përpiqet të heq vëmëndjen publike nga akuzat e Veliajt. Edhe mesa kam parë as Veliaj vetë.

Veliaj ka një deklaratë në sallë të gjyqit që thotë, “kishit inceneratorët edhe nuk me ngritët asnjë akuzë”.

Fakti që disa “kasap të tellallit mediatik” kërkojnë me epsh e jarg së brendshmi dënimin e Veliajt se e urrejnë atë kjo nuk na bën, që ne vetëm se ka 13, 15, 25 akuza të mos e shohim drejtësinë dhe romanet e SPAK-ut me kritikë.

Ne për këtë punë jemi këtu për të folur sidomos për atë që publiku ka pasur dhe pritshmërinë më të lartë, drejtësinë.

Edhe të them të drejtën më vjen dhe keq se së fundmi SPAK në sondazhe ka rënë me gati 11 pikë.

Pra gjithë ajo risi si “Ferrari” në Formula 1 dikur, tani është katandisur si një “Golf 3” që duket sikur përsërit vetveten me ato lajme që i dërgon tellallit mediatik dhe kasapëve të mbajnë gjallë jargavanin e urrejtjeve vetëm e vetëm se i prishet një pazar, një ekulibër, një plan, një krenari dhe mbi të gjitha u prishet mendimi se drejtësinë mund ta përdorin politikisht si t’i dojë kokrra e qejfit.

E në këtë kuadër ne do duhet vazhdimisht të përsërisim për t’ia hequr makeupin drejtësisë dhe SPAK-ut se vetëm kështu mund ta tredhim “ushtrinë digjitale” që ndez karvanin e saj të lodhur për të ndërtuar gjyqin popullor, duke mbajtur në fokus gjyqtarët dhe intimiduar ata se gjasme “po lironi hajdutin”.

Në fakt gjyqtarët duhet ta lirojnë Veliajn për një arsye që nuk lidhet fare me pasojat e eksitimit të parrullave që lëshon tellalli i SPAK-ut por për të qenë “fair” me qasjen ndaj gjithë politikës ligjore që gjykatat dhe prokuroria speciale ka ndërtuar.

Nuk mund të ndërtosh dy standarde për të mandatuarit. Të mandatuarit që aq me tepër kanë mbi krye një vendim të Kushtetueses që buçet ndoshta pa bujë, por që është i vërtetë.

Zhurma që lëngon kur i shkel këmbën e vërteta nuk do të thotë se ka të drejtë mbi të vërtetën e heshtur.

Një i mandatuar që nuk dha asnjë shkak të vetëm t’i largohet detyrës dhe nuk ndërtoi asnjë rezistencë për të ndaluar procesin ligjor, e për më tepër një i mandatuar është futur në paraburgim me një dy letra anonime në një kohë kur Shqipëria aspiron dhe shqyrton grup-kapitujt për sundimin e ligjit, kjo do ishte “fair” që Veliaj të lirohej.

Loja politike e “Special” politikes do të ishte e drejtë.

Po e vërteta e hidhur është se ata daljen e Veliajt e shohin si një pasqyrim politik, ashtu siç vetë veprojnë dhe jo si një pasqyrim i drejtësisë.

Dalja e tij në opinionin publik do të rrëzonte gjithë “serbesin” e tyre të lëshuar nga “korbat” e tellallit dhe do të ndërtonte narrativën se ai fitoi gjasme politikisht mbi SPAK-un.

Ndërkohë ajo që ngatërrojnë disa këtu, është se “koka e turkut” të drejtësisë së re që u rregjistrua si statistika kryesore e suksesit dhe u shit në kancelari sikur kapën të vetmin të mandatuar në detyrë përpara drejtësisë, e nxorri zbuluar gjithë kalbësirën e drejtësisë.

Se siç thotë rëndom gjuha popullore, dolën dhe i gjetën “brekët” e 2003 për ta futur brenda, ndërkohë që standardi i gjakut, i shtëllungës së predhave të plasura, i vjedhjeve galopante në detyrë, fle mullar mbi drejtësinë e re dhe tellalli hesht.

Ndaj, për të gjitha këto, është “fair” që ai të dalë. Se hetimi me një standard do i bënte nder vetë atyre që e bën çorbë këtë punë.

Next Post
Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

Veliaj drejt Strasburgut, SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pak para Kuvendit, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve, ua lë ftesat mbi sofrën e mermertë!

Pak para Kuvendit, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve, ua lë ftesat mbi sofrën e mermertë!

October 29, 2026
Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein”

Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein”

October 29, 2026
“Antifa e Qorit financohet nga Rusia dhe Irani”- Avokati Beqiri: Berisha investoi te flamingot, hedh gurin e fsheh dorën! Progni, miku i Flamur Nokës

“Antifa e Qorit financohet nga Rusia dhe Irani”- Avokati Beqiri: Berisha investoi te flamingot, hedh gurin e fsheh dorën! Progni, miku i Flamur Nokës

October 29, 2026
Koreja e Veriut lëshon 10 raketa balistike drejt Detit Lindor midis tensioneve në rritje me Seulin

Koreja e Veriut lëshon 10 raketa balistike drejt Detit Lindor midis tensioneve në rritje me Seulin

October 29, 2026
Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

“Tërmet” në Stamboll, lëshohen urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Akuza për abuzime me tenderët dhe lejet

October 29, 2026
Dita e sotme me vranësira dhe reshje shirash

Kthjellime dhe vranësira në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e sotme!

October 29, 2026
Pse Ukraina e ka të vështirë ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime

Pse Ukraina e ka të vështirë ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime

October 29, 2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, Ukraina dhe krizat rajonale

Erdogan bisedë telefonike me Trump, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, Ukraina dhe krizat rajonale

October 29, 2026
Gjykata hedh poshtë kërkesën Departamentit të Drejtësisë të Trump për 20,000 fletëvotimet në Kaliforni

Gjykata hedh poshtë kërkesën Departamentit të Drejtësisë të Trump për 20,000 fletëvotimet në Kaliforni

October 29, 2026
Lufta/ Pse e ka të vështirë Ukraina që ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime?

Lufta/ Pse e ka të vështirë Ukraina që ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime?

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In