• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Yuri Kim takon Tabakun dhe Gjonajn: Biden dhe Blinken besojnë se Shqipëria i përket BE

by Java News
22/10/2021 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me drejtueset e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian – Kryetaren Jorida Tabaku dhe Nënkryetaren Etilda Gjonaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se fokusi i takimit ka qenë diskutimi për progres raportin e Komisionit Europian për vitin 2021.

Njoftimi i plotë i ambasadës amerikane:

Pak gjëra janë më të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë sesa integrimi i saj në Europë. Ambasadorja Kim u takua më 22 tetor me drejtueset e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian – Kryetaren Jorida Tabaku dhe Nënkryetaren Etilda Gjonaj – për të diskutuar mbi progres raportin e Komisionit Europian për vitin 2021, i cili vëren se Shqipëria “vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe… përparoi në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e reformës së Bashkimit Europian”, si dhe fushat të cilat kërkojnë vëmendje të mëtejshme. Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara besojnë me forcë se Shqipëria i përket Bashkimit Europian dhe se negociatat e anëtarësimit duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne besojmë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në përparimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, si dhe rrit stabilitetin dhe kontribuon në zhvillimin e popujve të rajonit.

Ambasadorja Kim mirëpriti vendosmërinë e Komisionit për të forcuar llogaridhënien mbi veprimet e qeverisë, për të informuar publikun dhe për të përshpejtuar përparimin drejt përmbushjes së standarteve të Bashkimit Europian, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi, masat kundër korrupsionit dhe pastrimit e parave në përputhje me rekomandimet e Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), dhe reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it.

Ajo përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, e cila – ashtu si përpjekja e suksesshme e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO – është një qëllim i rëndësishëm strategjik që kërkon kontributin e ideve dhe përpjekjeve nga të gjitha palët./m.j

Next Post
“Çmendet” moti! Faqja më prestigjioze amerikane tregon se çfarë e pret Shqipërinë gjatë dhjetorit, janarit dhe shkurtit

"Çmendet" moti! Faqja më prestigjioze amerikane tregon se çfarë e pret Shqipërinë gjatë dhjetorit, janarit dhe shkurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

October 21, 2026
42-vjeçari arrestohet sapo zbriti në Rinas, ja për çfarë dyshohet

Pavarësisht protestës, shqiptarët i vijojnë udhëtimet! Zani: Nuk kemi pasur anulime, udhëtarët shmangin zonat e protestave!

October 21, 2026
20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike

Alarm për sigurinë kibernetike në të gjithë Evropën, mbyllen përkohësisht disa faqet online!

October 21, 2026
Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

October 21, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu paralajmëron iranianët: Teherani nuk ka nxjerrë mësime, po përpiqet që të zhvillojë armën bërthamore!

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

October 21, 2026
Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In