Historiani Pëllumb Xhufi u shpreh mbrëmjen e djeshme se respekt për dy emra të njohur për të cilët nuk po flitet më.
Ai përmendi ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe ish-kryetarin e PD Lulzim Basha për të cilët tha se kanë pasur guximin t’i dalin kundër Berishës.
“Unë kam respekt për dy njerëz për të cilët nuk flitet më fare. Për Ina Ramën, ish-kryeprokuroren të cilën e zgjodhi Berisha e cila respektoi detyrën dhe arriti të mbrohej nga sulmet e tërbuara që Berisha i bëri pas 21 janarit.
Amerikanët nuk u ngjallën sot, kanë qenë kundër një sërë nismash që Berisha i bëri pa pyetur fare. Emri i dytë është Lulzim Basha.
Për mua është burri i vetëm, i cili kur u bind që duhej të bënte diçka e përjashtoi Berishën. Tregoji kurajo që se bëri as Nano, as Rama asnjëri”, u shpreh Xhufi në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila.
/a.r
Profe, Luli nuk e beri se eshte burre, por ja futen amerikanet kembet me nje kepuce, sepse ja ben te qarte se do merreshim me te po nuk prejashtoj Berishen. Apo kane pak dosje per Bashen!