• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ndan pamjet e bujtinës në Peshkopi: Një tjetër investim shqiptarësh të kthyer nga emigrimi

by A R
13/05/2022 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skemat mbështetëse me grante dhe subvencione kanë sjellë zhvillimin e agroturizmit, një model i ri i zhvillimit rural në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga një bujtinë buzë Drinit, ndërsa kujtoi subvencionet dedikuar emigrantëve, të rinjve dhe grave, që duan të jetojnë e punojnë në fshat.

“Buzë lumit Drin, në fshatin Muhurr të Peshkopisë, një bujtinë e bukur gati të hap dyert së shpejti, falë një tjetër investimi shqiptarësh të kthyer nga emigrimi, që duke i kthyer kursimet në bujtina mikpritëse e pa taksa, në tokën e gjyshërve të tyre, nxjerrin shumë më tepër të ardhura sesa nga vazhdimi i punës për llogari të dikujt tjetër në tokë të huaj”, tha Rama.

Programi i qeverisë për bujqësinë 4 vitet e ardhshme ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit.

Përmes këtij programi, synohet të trashëgohen tek brezat e rinj produktet tipike të zonave gjeografike, përmes krijimit të eksperiencave pozitive që të njihen nga të gjithë.

Për këtë nxitja do të jetë reale përmes politikave mbështetëse me grante dhe subvencione dedikuar emigrantëve, të rinjve dhe grave, që duan të jetojnë e punojnë në fshat.

/a.r

Next Post
“Qëndrimin ja kam përcjellë grupit të PD, por…”/ Alibeaj: Procesi për presidentin, të mos jetë lojë

"Qëndrimin ja kam përcjellë grupit të PD, por..."/ Alibeaj: Procesi për presidentin, të mos jetë lojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com