• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaxhai Aleks Nikës: Flasifikuan aktet e ekspertimit, veprime të paligjshme nga Prokuroria

by Java News
21/01/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e Aleks Nikës, që humbi jetën në demonstratën e 21 janarit, i janë drejtuar për herë të dytë Gjykatës së Strasburgut, me argumentin se provat e vrasjes së tij janë manipuluar. Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, thotë se në aktet procedurale ka zbuluar paligjshmëri të veprimeve nga ana e Prokurorisë dhe aktet e ekspertimit, sipas tij, janë falsifikuar. Ai shprehet se ende nuk e di se
si është zhvilluar hetimi, por ka pasur mungesë transparence dhe manipulim të provave.

“Ne e kemi dërguar çështjen në Strasburg, domethënë ankimin. Kemi parashtruar të gjitha ato pretendimet që kemi ne. Jemi ankuar sepse dosja e Aleksit vazhdon të jetë në sirtarët e Prokurorisë së Përgjithshme. Nuk e dimë se si është zhvilluar hetimi, por ka mungesë transparence. Kemi pasur dhe kemi mendimin se provat janë deformuar. Janë falsifikuar aktekspertimet”, u shpreh ai.

Në një kohë që familjarët e 3 viktimave të tjera të “21 janarit” kanë bërë ankesë në Strasburg, për vendimin e Gjykatës së Lartë, për rastin e Aleks Nikës ankesa ka të bëjë me pezullimin e çështjes, pasi
vrasja e tij nuk është gjykuar. Nga ana tjetër, për familjarët e Aleks Nikës nuk ka ende as dëmshpërblim, duke qenë se çështja civile është ende në gjykim.

XHAXHAI I NIKES
“Si rregull, kur pezullohet hetimi, pasi mund të mos ketë prova për t’u gjykuar personi ndaj të cilit zhvillohen hetime, ose nuk ka bazën e mjaftueshme për ta dërguar në gjyq, dosja i kalohet Policisë. Pastaj Policia bën hetime operative dhe e plotëson me prova të tjera apo hetime proaktive. Policia pretendon se nuk e ka këtë dosje. Pra, Prokuroria nuk e ka kthyer dosjen më në Polici. Kur në një kohë, kur ne jemi interesuar, Prokuroria thotë se po zhvillohen hetime bashkë me Ministrinë e Brendshme. Pra, gënjen sepse dosjen e ka në sirtar. Madje ka mundësi që të mos e dinë as se ku e kanë”, shprehet
xhaxhai i Aleks Nikës.

Mark Nika thotë se i ka kërkuar organit të akuzës vënien në dispozicion të materialeve procedurale, por nuk ka marrë përgjigje. Nika thotë se shpresat i ka të vakëta, edhe në rast se Strasburgu vendos një rihetim të ngjarjes. Ndërsa vetingu i duket si një ëndërr. “Ne presim një përgjigje pozitive. Edhe ndikimi i shtetit besoj se do të jetë pozitiv. Edhe sikur të vijë këtu çështja për rihetim, po ata prokurorë e gjyqtarë do të jenë. Vetingu duket më tepër si ëndërr”, thotë ai. (Panorama)

ma.me

Next Post
FOTOT/ Momentet kur Obama largohet përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë

FOTOT/ Momentet kur Obama largohet përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In