Një pushim familjar në arkipelagun e Bahamas ka përfunduar në tragjedi pasi një grua britanike 36-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë përpjekjeve heroike për të shpëtuar dy djemtë e saj të vegjël nga rrymat e fuqishme detare.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë vendase, 36-vjeçarja ndodhej pranë ishullit Bimini bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, ku po eksploronin botën nënujore. Në një moment të papritur, një rrjedhë e fortë uji ka marrë me vete dy fëmijët, duke iu rrezikuar jetën. Nëna është hedhur menjëherë në det për t’i ndihmuar, por u rrëmbye gjithashtu nga rryma e ashpër.
Mundësia e reagimit të shpejtë bëri që dy djemtë të nxirreshin shëndoshë e mirë nga uji, ndërsa 36-vjeçarja u nxor në gjendje kritike për jetën. Pavarësisht dhënies së ndihmës së shpejtë në vendngjarje dhe përpjekjeve të mjekëve në klinikën lokale ku u transportua me urgjencë, ajo nuk arriti të mbijetonte. Policia e Bahamas ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e ndonjë vepre kriminale.











