• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Wold Justice Project’, Berisha: Shqipëria renditet pas Gambias, duhet revolucioni demokratik

by Java News
30/10/2022 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me raportin e “Wold Justice Project për Treguesin e Shtetit Ligjor”, ku Shqipëria renditet në vendin e 87-të, një vend më poshtë se Gambia. Sipas Berishës, Shqipëria renditet edhe më poshtë se Kosova, ndërsa shtoi se zgjidhja është revolucioni demokratik.

REAGIMI I BERISHES:

Të bëjmë Shqipërinë si Kosova!
*Vietnami, Shqipëria, Kosova!
*Treguesi i Shtetit Ligjor!
*Shqipëria një rekord tjetër i zi!

*Kosova një rekord tjetër krenar!
*Treguesi i shtetit ligjor!
Shqipëria, sipas “Wold Justice Project për Treguesin e Shtetit Ligjor”, renditet në vendin e 87-të, apo 4 vende nën Vietnamin komunist dhe një vend më poshtë se Gambia.

Vietnami është diktaturë komuniste, pra të gjitha pushtetet i ka Partia Komuniste e cila bazuar në doktrinën Marksiste-Leniniste dhe jo votën e qytetarëve, ka rolin e saj rolin udhëheqës të garantuar me ligje. Në Vietnam zgjedhjet bëhen, por janë fiktive. Pra, në Vietnam kemi të bëjmë me diktaturë ideologjike.
Në Shqipëri, e cila për “Treguesin e Shtetit Ligjor” renditet katër shkallë apo katër vende më poshtë se Vietnami, të gjitha pushtetet i ka Partia Socialiste e cila bazohet në vjedhjen, krimin dhe drogën.

Në Shqipëri, njesoj si në Vietnam, zgjedhjet janë fiktive sepse votën Edi Rama e plaçkit dhe e dhunon me patronazhistët, bandat e krimit dhe narko-eurot. Pra në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me diktaturë ideologjike por kemi të bëjmë me sundim njëpartiak të bazuar në drogën dhe krimin, pra me narko-diktaturë. Me të drejtë lind pyetja: Po si ka mundësi që Vietnami i diktaturës komuniste qëndron katër shkallë më lartë për “Treguesin e Shtetit Ligjor” se Shqipëria e Narkodiktaturës të Edi Ramës?!
Shpjegimi është vetëm një!

Reforma sorosiane e drejtësisë në Shqipëri që i këputi kolonën vertebrale shtetit shqiptare dhe i’u mohoi shqiptarëve të drejtën e një procesi të rregullt ligjor.
Edhe në Vietnam sigurisht drejtësia kontrollohet nga partia, por aty vendimet jepen brenda afateve ligjore të pranueshme. Kurse në Shqipërinë, Republikën e George Soros, qytetarit për të marrë vendimin në gjyq i duhet të prese edhe 10 apo 15 vite, ose të paguajë rryshfet “Dvoranëve” të drejtësisë për të afruar shqyrtimin e çështjes në gjyq.

Kosova qëndron 53 shkallë mbi Shqipërinë sepse në Kosovë bëhen zgjedhje të lira e të rregullta. Ajo nuk është Republikë George Soros dhe narko-diktaturë si Shqipëria dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk u shkatërrua nga Reforma e George Soros. Revolucioni Demokratik është vendimtar për të bërë Shqipërinë si Kosova dhe për ta shpëtuar atë.

Next Post
U mbajt në izolim se kopjoi në provim, 17-vjeçari italian gjendet i vdekur në dhomën e kolegjit

U mbajt në izolim se kopjoi në provim, 17-vjeçari italian gjendet i vdekur në dhomën e kolegjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com