• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vuçiç: Këtë vit shkojmë në zgjedhje të parakohshme

by A R
17/01/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia do të zhvillojë zgjedhje parlamentare dhe vendore të parakohëshme këtë pranverë, deklaroi kryeministri Aleksandar Vuçiç. Duke folur në një takim të këshillit të partisë në pushtet, Partia Progresiste e Serbisë të dielën, udhëheqësi i saj, kryeministri Aleksander Vuçiç tha se ka vendosur të thërrasë zgjedhje të parakohëshme parlamentare dhe vendore.

“Është vendimi im që ne të shkojmë në zgjedhje dhe ne do të dalim fitues nga zgjedhjet,” tha Vuçiç, duke folur para 500 delegatëve të partisë së tij.

Ai tha se dëshirone të sigurohej që vendi do të kishte qeverisje të qëndrueshme dhe se drejtimi aktual politik i vendit do të vijojë – përfshirë përpjekjet e tij për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Unë nuk dua të vë në rrezik të ardhmen e Serbisë,” tha ai.

Data e zgjedhjeve nuk është përcaktuar ende, por zgjedhjet parlamentare ka gjasa do të mund të zhvillohen krahas zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe rajonal (zgjedhjet për rajonin autonom të Vojvoditës) të cilat pritet të zhvillohen mes 22 prillit dhe 22 majit.

Debati nëse do të kishte apo jo zgjedhje të parakohëshme parlamentare ka vijuar prej kohës në median serbe.

Opozita pretendon se zgjedhjet janë të nevojshme për shkak se qeveria e udhëhequr nga Progresistët e ka shkatërruar vendin.

Gjithsesi vrojtimet e opinionit publik kanë sugjeruar se një votim i parakohshëm thjeshtë sa do të forcojë sundimin e partisë në pushtet.

Koalicioni i udhëhequr nga Partia Progresiste e Serbisë fitoi 158 nga 250 vendet në parlament në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në mars 2014 dhe krijoi një qeveri me parti të tjera.

Një vrojtim i kryer në tetor 2015 nga Ipsos Strategic Marketing sugjeroi se Partia Progresiste mund të fitojë 45.8 për qind të votave në rast se zgjedhjet zhvilloheshin në atë kohë.

Partia Socialiste do të fitonte 10.4 për qind, Partia Demokratike 9.3 dhe Partia Radikale Serbe 5.8 për qind, sipas vrojtimit.

Next Post

Afganistan/ Një predhë shpërthen pranë ambasadës italiane në Kabul

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In