• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

by E S
11/01/2026 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të vish nga Amerika për këtë problemin e nënës duke pasur vëllezërit e motrat në Shqipëri, duke gjetur nënën të lidhur me litar, pa ngrënë, pa pirë, mu në mes të Cangonjit, kjo s’ka bërë vaki!” Kështu shprehet Dellora në insertin prezantues të “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo ka thirrur vëllanë e madh, Namikun në këtë përballje, por ai ka një kundërpërgjigje për të.

“Këta që vijnë nga Amerika e na japin mend, le ta marrin nënën në Amerikë! Unë nuk shkatërroj familjen për nënën!”, thotë Namiku në insertin e tij.

Dellora thotë se janë 7 fëmijë dhe të gjithë kanë emigruar veç Namikut, por ai nuk jeton me nënën e sëmurë dhe të kujdeset për të. Dellora ia kërkon Namikut që ta bëjë, me premtimin se do ta ndihmojë, por vëllai ka një problem tjetër. Ai ka një mosmarrëveshje me kunatën, Manjolën, e cila ka marrë 2 urdhra mbrojtjeje ndaj tij.

Dellora: Nëna është dashuri, është dhimbje e madhe ta shikosh në atë gjendje, 90 vjeçe, me sklerozë dhe vëllai tjetër, i vogli, e ka lënë dhe ka ikur në Greqi.

Namik: Kush i ka marrë lekët e nënës? Përse i morët lekët e nënës?

Dellora: Lekët e nënës nuk i kemi marrë, di gjë ti që i kam marrë unë? Unë nuk ia kam marrë lekët nënës.

Namik: Nëna nuk ka bukë të hajë, as dru zjarri nuk ka.

Dellora: Nuk ju vjen turp juve, 5 vëllezër e të katandiset nëna në atë gjendje?

Namik: S’më duhet gjë mua, merre në Amerikë!

Dellora: Unë nënës nuk ia kam marrë lekët. Nëna kishte disa lekë, kur kam ardhur unë i kam bërë vitin babit që ndërroi jetë, ai më tha mua “mund të m’i japësh mua ato lekë, pas vdekjes së nënës?”

Eni Çobani: Me cilin e ke bërë këtë pakt?

Dellora: Unë e kam bërë me Aurel Dushin.

Eni Çobani: Që është vëllai i vogël.

Dellora: Po.

Eni Çobani: I ke marrë paratë apo s’i ke marrë se tani vërtet i keni thënë këtij vëllait shko mbaj nënën, por edhe ky do një ndihmë financiare.

Dellora: Unë i kam ndihmuar të gjithë vëllezërit, kam bërë 3 punë në Amerikë!

Namik: E ke ndihmuar më shumë atë!

Dellora: 3 punë në Amerikë për t’ju ndihmuar juve dhe ti të thuash që nuk e mbaj nënën? Jo! Njëri e braktisi, ti je aty në shtëpi, ti do ta mbash!

Namik: Unë kam probleme me Manjola Dushin, ka marrë 2 herë urdhër mbrojtjeje!

Eni Çobani: Po Manjola është motra apo kush është?

Namik: Është gruaja e Aurelit. Ka marrë 2 herë urdhër mbrojtjeje, po rri nëpër gjyqe, akoma s’ka mbaruar!

Next Post
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In