• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

by Mero Baze
11/01/2026 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama duket se i ka dhënë një shtysë të re debatit mbi reformimin e Reformës në Drejtësi, pas takimit me Ministrinë e Drejtësisë në Francë dhe vlerësimit të drejtësisë aktuale, e cila sipas tij nuk është as cilësore dhe as e paanshme.

Përpara tij këtë gjë e kanë thënë drejtues të opozitës që po përballen me gjyqe, gazetarë që po ashtu kanë marrë shembuj të standardeve të ndryshme të krijuara nga gjykimet e zyrtarëve të lartë, sidomos në mosrespektimin e procedurave penale dhe fushatat represive të paraburgosjeve.

Por duhet të biem të gjithë dakord se debati kundër Reformës në Drejtësi nuk është një debat popullor. Opinioni publik nuk është asnjëherë në anën e atyre që kërkojnë drejtësi cilësore apo të paanshme apo profesionale, si të doni quajeni. Opinioni publik është mbarsur me idenë e pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve në vend dhe tani është super i kënaqur që ata po ndëshkohen. As u hyn në punë fare se si po i dënojnë, a po gjejnë prova, apo e nderojnë drejtësinë apo po e turpërojnë etj. Këto u duken luks i madh.

Për këtë arsye, ndryshe nga unë që jam gazetar apo të tjerë që janë profesionistë të fushës së drejtësisë, që nuk jemi shumë të interesuar se çfarë mendon populli në këtë rast, kryeministri por dhe opozitarët duhet të kenë një qasje më të kujdesshme në sulmet ndaj drejtësisë. Dhe kjo qasje duhet të ekspozojë para opinionit publik atë që drejtësia u bën qytetarëve të thjeshtë, jo Ilir Metës, Erion Veliajt, Belinda Ballukut, Sali Berishës etj.

Kryeministri i ka gjithë mundësitë që përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera të ekspozojë para parlamentit dhe opinionit publik statistika reale se çfarë i ka bërë drejtësia e re shoqërisë shqiptare.

Nëse në vitin 2015 ishim të shqetësuar pse nuk dënoheshin politikanët por vetëm qytetarët, sot ne jemi në një gjendje dramatike shumë herë më të rëndë, pasi mijëra qytetarë më shumë se sa në vitin 2015 nuk po marrin drejtësi, ndërsa ndëshkimet ndaj politikanëve po përdoren si alibi për t’ua mbyllur gojën padrejtësive ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Numri i dosjeve të pagjykuara ka shkuar në mbi 200 mijë, një proces gjyqësor i nisur për një qytetar të thjeshtë do mbi 5 vite të mbarojë, ndërkohë që burgjet janë mbushur me të paraburgosur duke zënë vendin e parë në Evropë, sipas raporteve të Këshillit të Evropës.

Kryeministri duhet të nisë betejë për të mbrojtur qytetarët, jo bashkëpunëtorët e vet. Ata duhet të mbrohen nga standardet që duhet të vendosë drejtësia, por ata nuk mund të diskriminohen pozitivisht duke lënë burgjeve me mijëra qytetarë shqiptarë pa drejtësi dhe pa të ardhme për t’u gjykuar.

Gati një vit më parë kam bërë një shkrim rreth arrestimit të bujshëm të 17 policëve doganorë shqiptarë të dyshuar për korrupsion në pikën kufitare të Morinës dhe 26 të tjerëve nga Kosova.

Policët tanë të arrestuar për 5 euro u rrasën në paraburgim deri në një vit pa i pyetur askush, duke shkaktuar drama të mëdha familjare, ndërsa ata të Kosovës u pezulluan tre ditë, iu dhanë vërejtje dhe u rikthyen shumica në vendin e punës ku ishin.

Drejtësia pa procedurë është sot një kamxhik në kokën e çdo qytetari. Gjyqet pa afat janë sot plaga më e thellë e çdo qytetari të Republikës që ka punë me drejtësinë.

Superstruktura e re e drejtësisë është jofunksionale dhe ka shkaktuar drama të mëdha për qytetarët që duan ta prekin drejtësinë dhe të përfitojnë prej saj.

Asnjë raport zyrtar nuk ka sot as Ministria e Drejtësisë e Ulsi Manjës as e pasardhësit të tij për impaktin që ka dhënë Reforma në Drejtësi për qytetarët shqiptarë. Ka vetëm thashethemet e Ulsiut për prokurorët dibranë dhe përcjelljen e shokëve të tij në burg.

Nëse kjo nuk bëhet, nëse shqiptarët nuk ballafaqohen me rezultatet e këqija të Reformës në kurriz të tyre, nëse nuk ka një debat publik real se ç’dëme po i shkakton drejtësia e re qytetarëve, çdo debat tjetër i nisur nga qeveria apo i anatemuar nga opozita konsiderohet debat për hallet e politikanëve dhe është betejë e dështuar. Dhe e keqja është se do të jetë betejë e dështuar ndaj një drejtësie të dështuar. Çka është dy herë më e keqe, pasi beteja për të ndryshuar një të keqe që e kemi bërë me ligj dhe mbështetje pa kushte është betejë kundër dështimit tonë të përbashkët.

Pas politikanëve beteja do të shkojë tek biznesmenët, të cilët janë motori ekonomik i vendit; do të frenohen investimet dhe vendi mund të hyjë në kolaps në emër të jakobinizmit, dhe pastaj dëmet e shkaktuara nuk do të jenë 50 milion apo 100, por miliarda lekë që do t’i gëlltisë kriza financiare. Të jeni të sigurt që opinioni publik është gati t’i shikojë edhe biznesmenët në litar, se nuk ua fal faktin që janë të pasur, edhe pse jeton prej një ekonomie që bazohet mbi kapitalizmin dhe fuqinë e bizneseve.

Vetëm kur shqiptarët të kuptojnë se Reforma në Drejtësi nuk ka dështuar se ka futur kot në burg apo në paraburgim pa arsye zyrtarë lart apo biznesmenë, por se ka larguar shanset që qytetarët të marrin drejtësi, atëherë mund të jemi gati të reformojmë Reformën në Drejtësi. Deri atëherë, merruni me hallet që u ka shkaktuar Reforma në Drejtësi shqiptarëve dhe jo me ndëshkimet që po i bën politikës. Kjo e fundit rrezikon të kthehet në një arsye të fortë që deformimet e thella të Reformës në Drejtësi të mbijetojnë, vetëm pse kanë shqetësuar politikën. Dhe kjo do të jetë vrasja përfundimtare e shanseve për drejtësi.

Next Post
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Comments 2

  1. Zim Zoni says:
    3 months ago

    Pavarësisht se ke plotesisht të drejtë i nderuar Baze, me apo pa dashje, (nuk mund ta them dot), “të ka shpëtuar apo rrëshqitur pa thënë”, KRYEKRIMI i 21 janarit dhe KRYEKRIMINELI Sali Berisha, na çan bythën çdo ditë e natë.
    Dhe kjo KODOSH DREJTËSIE, me në krye KRYEPproKURORIN NDERKOMBËTAR Altin Dumani, ka fytyrë e na bën karshillëk, me brekë grashë apo arka peshku.
    Edhe 10 ditë, bëhen 15 vjet pa u denuar ky krim.
    Çduhet të thotë politika ?
    Çduhet të thotë drejtësia ?
    Çduhet të thotë SPAK- u ?
    Çduhet të thotë kryeprokurori nderkombëtar Altin Dumani ?
    Turp
    Vetëm turp.
    Kur prokurorët nuk bëjnë punën, dhe janë paguar për të bërë këtë punë, si quhet ? Abuzim, vjedhje, apo shpërdorim detyre ?

    Reply
    • Vlora says:
      3 months ago

      Po te mos vidhte kaq shume ramizmi qe mbron Meroja mbase do kishte dhe drejtesia e re me shume arsye dhe kohe per tu marr me berishizmin.
      Po hajduteria e ktyre sot ka arritur nivele legje dare

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Tragjike në Milot–Rrëshen! Drejtuesi i automjetit përplas për vdekje të moshuarin

April 19, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat deri në 25°C

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat deri në 25°C

April 19, 2026
I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In