• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

by Java News
11/01/2026 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca

Tani duhen dënime, gjyqin le ta bëjmë më vonë

Ta nisim nga ajo që duket e vetëkuptueshme dhe pikërisht për këtë arsye edhe e rrezikshme: lufta kundër korrupsionit. Kush mund të jetë kundër saj? Vetë pyetja tingëllon absurde, madje imorale. Por pikërisht këtu fillon problemi. Kur një ide shndërrohet në aksiomë morale absolute, ajo pushon së qeni politikë publike dhe kthehet në ideologji. Ideologjia nuk gënjen hapur, ajo thotë gjysmë të vërteta, aq bindëse, saqë çdo pyetje për gjysmën tjetër bëhet e panevojshme.

Në Shqipëri sot, lufta kundër korrupsionit ka fituar statusin e një kauze që mbyll debatin përpara se ai të hapet. Kush kërkon procedurë, standard prove apo kufij kompetencash, nuk trajtohet si kritik institucional, por si armik moral. Kjo është pikërisht ajo që duhet të na shqetësojë. Demokracitë rrallë rrëzohen nga korrupsioni vetë; qeveritë, po. Ato rrëzohen nga antidoti i gabuar ndaj tij, nga një ilaç aq i fortë, sa në përpjekje për të shëruar sëmundjen, shkatërron organizmin. Ndaj pyetja reale nuk është nëse korrupsioni ekziston apo nëse duhet luftuar. Këto janë përgjigje tashmë të dhëna. Pyetja e vërtetë është më e pakëndshme dhe aspak popullore: a po bëjmë drejtësi përmes ligjit, apo po bëjmë politikë përmes drejtësisë, nën predikimin ironik se nuk po bëjmë politikë?

Në një shtet të së drejtës, drejtësia është para së gjithash procedurë, proces i rregullt ligjor dhe vetëm përmes saj merr përmbajtje. Procedura nuk është pengesë teknike; ajo është vetë substanca e drejtësisë. Pa proces të rregullt ligjor, drejtësia nuk zbatohet keq; ajo thjesht nuk ekziston. Këtu shfaqet edhe paradoksi i parë: sa më “e drejtë” të perceptohet kauza, aq më shumë procedura shihet si luks i panevojshëm, si formalitet bezdisës, si pengesë për “të mirën e madhe”. Pikërisht në këtë çast shfaqet perversiteti ideologjik: shkelja e ligjit fillon të justifikohet në emër të ligjit.

Një prokuror apo gjyqtar që mendon, qoftë edhe në heshtje, se “duhet patjetër një dënim, sepse shoqëria ka nevojë për një sinjal”, nuk po gabon thjesht profesionalisht. Ai po ndryshon natyrën e rolit të drejtësisë. Sinjalet janë gjuhë e pushtetit politik, jo e ligjit. Drejtësia nuk sinjalizon; ajo gjykon mbi bazën e rregullave të vendosura nga pushteti politik (ligji).

Në këtë pikë shpesh dëgjohet një kundërargument: “Drejtësia shqiptare nuk komandohet nga politika.” Ndoshta. Por kjo është pikërisht forma më e sofistikuar e politizimit. Drejtësia bëhet politike jo vetëm kur merr urdhra partiakë apo qeveritarë, por kur përvetëson një qëllim politik dhe e ushtron atë pa mandat, në emër të neutralitetit teknik. Vendimet nuk merren më sepse plotësohen kriteret ligjore, por sepse “rasti e kërkon”. Dhe “rasti” nuk është më kategori juridike. Është kategori politike. Një figurë, një moment, një mesazh. Në çastin që drejtësia fillon të operojë në nivel simbolik, ajo ka dalë nga fusha e ligjit e ka hyrë në fushën e politikës.

Kjo prodhon një dilemë që rrallë artikulohet hapur: a po përballemi me raste individuale korrupsioni, apo me një transformim më të thellë të rolit të drejtësisë në rendin politik? Nëse drejtësia fillon të prodhojë pasoja politike të pakthyeshme përpara se të ketë vendime përfundimtare, atëherë ajo nuk po kufizon pushtetin; po e zëvendëson atë. Kjo është forma klasike e asaj që mund të quhet shtet gjyqësor: pushtet pa mandat demokratik, i ushtruar në emër të legjitimitetit moral.

Në një rend demokratik, boshllëqet politike nuk mbeten kurrë bosh. Kur politika heq dorë nga ushtrimi i mandatit të saj, nga marrja e vendimeve të vështira, nga mbajtja e përgjegjësisë dhe nga përballja me koston elektorale, ky boshllëk mbushet nga institucione që nuk janë ndërtuar për të vepruar politikisht. Paradoksi i fundit dhe ndoshta më ciniku është ky: kjo drejtësi është më efikase. Ajo prodhon arrestime, tituj dhe ndjesinë e pastrimit moral, gjë që politika nuk arriti ta bënte. Por pikërisht këtu qëndron mashtrimi ideologjik. Efikasiteti afatshkurtër fsheh koston afatgjatë: shkatërrimin e besimit te ligji si kufi i pakapërcyeshëm. Dhe në momentin që qytetari kupton se rregullat vlejnë vetëm derisa të bëhen “penguese”, pastaj shtyhen, ai nuk beson më as te drejtësia, as te shteti.

Korrupsioni që pretendojmë se po luftojmë nuk zhduket. Ai rikthehet në një formë tjetër, si pushtet që vepron “për të mirën tonë”, pa na pyetur dhe pa iu bindur rregullave që vetë ne kemi vendosur për ta kufizuar. Ndaj pyetja përfundimtare nuk është morale, por thellësisht politike: nëse, për të mbrojtur ligjin dhe në emër të ligjit, ne e shkelim ligjin, çfarë po mbrojmë realisht?

Rreziku më i madh nuk është korrupsioni penal, por ai institucional, ideja iluzive se korrupsioni penal mund të zhduket duke sakrifikuar pikërisht atë që e bën shoqërinë të drejtë: ligjin si kufi të panegociueshëm të pushtetit.

Next Post
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com