Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Çeki, autoritet shqiptare arrestojnë shtetasin kosovar. Burimet zyrtare bëjnë me dije se Shukri Hoti 41 vjeç, lindur dhe banues në Rugovë të Kosovës, është arrestuar gjatë kohës që ishte duke hyrë në kufirin shqiptar.
Në momentet që 41-vjeçari ka dorëzuar dokumentet i identifikimit në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë –Prush, Policia e Kukësit, ka bërë bllokimin dhe ndalimin e tij. Shukri Hoti është i dënuar në maj të 2006 me 12 vite burg për vrasje. Ngjarja ka ndodhur në Pragë të Çekisë. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi.