• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau çiftin në Gjirokastër, autorin e braktisin të gjithë

by A R
29/10/2017 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar dje masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e vrasjes së çiftit Aleko dhe Afërdita Kosta

Trupi gjykues, bashkë me prokurorin dhe avokatin kryesisht kanë kthyer në sallë gjyqi ambientet e pavijonit në spitalin e traumës në Tiranë, ku 74-vjeçari Apostol Kosta është shtruar që ditën e krimit pas tentativës së vetëvrasjes. Ai ndodhet ende në gjendje të rëndë dhe, sipas të dhënave, në momentin e komunikimit të masës së sigurisë nuk ka qenë në gjendje të japë asnjë shpjegim në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi të gjithë Gjirokastrën.

Avokati i vendosur nga shteti, Jorgo Kasapi, ka kërkuar një masë lehtësuese për Apostol Kostën. Sipas burimeve, ai e ka argumentuar këtë kërkesë jo vetëm me gjendjen e tij shëndetësore, por edhe me moshën, si dhe faktin se klienti i tij ka pasur probleme me shëndetin mendor.

Por, gjatë seancës së zhvilluar në kushtet e spitalit, gjyqtari Pëllumb Vehbiu ka pranuar kërkesën e Prokurorisë përfaqësuar nga Spartak Çoçoli për ta lënë Apostol Kostën në burg pa afat. Ndaj tij rëndojnë tri akuza, ajo e vrasjes në rrethana të cilësueshme, e armëmbajtjes pa leje dhe e dhunimit të banesës.

Vendimin u dha ndërkohë që 74-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të ngrihet nga krevati dhe as të flasë asnjë fjalë për shkak të dëmtimit të nofullës nga plumbi i armës me të cilin ai kreu edhe vrasjen e dyfishtë. Pas tragjedisë që kreu me dorën e tij, ai tentoi të vetëvritej dhe plumbi i kaloi në nofull.

Sipas të dhënave, gjendja e të arrestuarit Kosta është disi më e stabilizuar. Ai ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e kryera nga trupi gjykues, por edhe kërkesën e bërë nga Prokuroria.

I pranishëm në dhomën e spitalit ka qenë vetëm djali i tij, Ladi Kosta. Ndërkohë, as gruaja dhe as vajza nuk kanë shkuar për ta parë atë në spital.

Ishte bashkëshortja e tij, Fotini Kosta, e cila dy ditë më parë e dënoi krimin e rëndë që kreu i shoqi dhe kërkoi që ai të dënohej maksimalisht. Sipas familjarëve, Apostoli prej tri vitesh kishte pësuar një tronditje të rëndë, për shkak të një hemorragjie cerebrale. Ai ka qenë për disa kohë në spital dhe më tej mjeku neurolog i kishte këshilluar ata që të mos ta ngacmojnë pasi mund të shfaqte sjellje të pakontrolluara e shpërthyese. Këtë fakt, sipas tyre, e ka ditur edhe viktima Aleko Kosta.

Apostol Kosta vrau kushëririn e parë dhe gruan e tij pas sherrit për një mur dhe restaurimin e një barake, e cila do të kthehej në kuzhinë.

“Janë haqet e padrejtësisë që futi në dhe të gjallë ata të dy. Por dua të theksoj se burri im duhet të dënohet maksimalisht për aktin që bëri se nuk duhet ta bënte. Por edhe duhet të dalin disa fakte pasi viktimat kishin një vit e gjysmë që na poshtëronin, injoronin, tallnin dhe shanin nga territori i tyre drejt nesh. Dhe këto veprime i bënte kur fituan gjyqin për prishjen e murit. Për këto gjëra ne kemi njoftuar Policinë dhjetëra herë dhe ata kanë ardhur dhe nuk kanë bërë asgjë. Kjo ishte pasoja e indiferencës së tyre pas denoncimeve që kishim bërë ne, por ja ku përfunduam dy familje në një fis. Dua të bëj të ditur me fakte se ky mur që kërkonin ata ta prishnin, nuk u prishte punë. Madje, Aleko e kishte monitoruar ndërtimin e tij disa vite të shkuara dhe na kishte dhënë lejen. Duke ditur se njeriu e ha fjalën, Apostoli kishte marrë deklaratë noteriale të vëllait të Alekos, që dëshmonte se nëna e Alekos, Sofia, e paskish lënë amanet që muri mos të prishej dhe t’i krijoheshin favore për këtë ndërtim Apostolit. Mirëpo Aleko ndërroi mendje që kur krijoi familjen e re”, u shpreh dy ditë më parë Fotini Kosta. /b.d

Next Post
BULQIZE/ Dhunuan 5 punonjës të HEC-it, prangoset Gëzim Liçi, 3 në kërkim

I ngacmoi kamarieren, pronari plagos të riun në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com