• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

by A R
08/10/2026 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje mazhorancës të tërheqë projektligjin dhe propozoi që për hartën e re territoriale të zhvillohet referendum. Ai kërkoi që qytetarët të pyeten drejtpërdrejt për reformën dhe propozoi që referendumi të zhvillohet mbi dy variante.

“Në rast  se ka mbetur një nanogram në thellësitë e ndërgjegjes suaj të mykur, hidheni poshtë këtë projekti si një projekt armiqësor ndaj qytetarëve. Një projekt i cili nuk ka qytetar shqiptar që ta votojë. Hidheni poshtë dhe të vendosim sot të shkojmë në referendum, të pyesim qytetarët për një proces madhor që mbi të gjitha ka të bëjë me jetesën e tyre aty ku janë, shërbimet e tyre, me të ardhmen dhe zhvillimin e komuniteteve. Të shkojmë në referendum me 2 variante dhe variantin që votojnë qytetarët ta saknsionojmë këtu”, tha Berisha.

Edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kërkoi tërheqjen e projektligjit, duke e cilësuar atë si një reformë që synon, sipas tij, “shpopullimin” dhe “zhbërjen e Shqipërisë”.

“Ju kërkojmë të tërhiqni projektin kriminal, shpopullues që gjoja e keni servirur si reformë territoriale. Kjo seancë sot ka vetëm një rend dite dhe ky rend dite është tërheqja urgjente e këtij projekti kriminal që synon zhbërjen e Shqipërisë. Nuk mund të ketë seancë normale parlamentare kur ky Kuvend është marrë peng nga mafia”, tha Blushi.

Nga ana tjetër, mazhoranca nuk ka bërë pas. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se projektligji do të diskutohet dhe votohet në seancën e sotme.

Balla tha se socialistët e kanë marrë dakordësinë e qytetarëve për reformën përmes zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke iu referuar 83 mandateve të fituara nga PS.

“Ne e kemi marrë dakordësinë e qytetarëve shqiptar më 11 maj 2025 sepse kjo pikë ka qenë pika e parë e programit tonë ‘Shqipëria 2030’. Qytetarët na dhanë 83 mandate për ta çuar përpara këtë reformë. Ftesa ime sot nuk është të mos diskutojmë. Ne do ta diskutojmë dhe votojmë këtë pikë të rendit të ditës”, u shpreh Balla.

Ai i bëri thirrje opozitës që të angazhohet në diskutimin për kompetencat e njësive të qeverisjes vendore, duke propozuar ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Reformën Territoriale.

“Ftesa ime është t’i përgjigjeni ofertës dhe ditën e enjte javën e ardhshme të ngremë sbashku Komisionin e  Posaçëm të Reformës Territoriale për pjesën e kompetencave. Keni 1 javë kohë që të mendoni të vini për pjesën e kompetencave, kjo sot do të votohet. Deri të enjten tjetër mendohuni, bëni gati propozimet”, deklaroi Balla.

Next Post
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvend, Manja: Reforma territoriale respekton Kushtetutën, opozita ta mbështesë

Kuvend, Manja: Reforma territoriale respekton Kushtetutën, opozita ta mbështesë

October 8, 2026
Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

October 8, 2026
Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

October 8, 2026
Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com