• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrau bashkëmoshatarin me thikë, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 15-vjeçarin

by A R
27/01/2025 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Shkodrës pas rreth katër muajsh ka përfunduar hetimet për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 14 tetorit të vitit të kaluar në lagjen “Skënderbeg”, ku 15 vjeçari Klodian Kolbuçaj goditi me thikë duke i marrë jetën, bashkëmoshatarit të tij Emiljano Gjoni.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq të miturin në konflikt me ligjin, shtetasin K.K për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, të parashikuar nga neni 79, gërma “a” e Kodit Penal. Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në kuadër të procedimit penal nr.1538, të vitit 2024, u arrit të provohet se, në datën 14.10.2024, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur lagjja “Skënderbeg”, rruga “Ing.Gjovalin Gjadri”, të qytetit të Shkodrës, i mituri në konflikt me ligjin K.K, pas një konflikti për motive të dobëta me të miturin E.Gj, e ka qëlluar këtë të fundit me një send prerës shpues, thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, njofton organi i akuzës.

15-vjeçari Emiljano Gjoni u qëllua vetëm një herë me thikë në zemër, duke pësuar hemorragji që ia bëri të pamundur shpëtimin edhe pse u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës me shpejtësi nga një qytetar që u ndodh rastësisht në vendngjarje.

Viktima dhe autori frekuentonin të njëjtën shkollë, teksa ishin në vitin e parë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër.

Klodian Kolbuçi deklaroi para hetuesve se Emiljano e ka goditur me thikë në sup dhe për t’u vetëmbrojtur, ai pretendon se e ka marrë thikën e cila ka rënë në tokë dhe më pas e ka qëlluar për ta plagosur bashkëmoshatarin.

“Qëlluam të dy në lagje dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më parë dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova nga vendngjarja”, ka rrëfyer 15-vjeçari, i cili u pyet në praninë e psikologut dhe avokatit për shkak të moshës së tij si i mitur.

Next Post
Protesta e çuditshme! Gruaja në Korçë akuzon edukatoren e kopshtit për dhunë ndaj fëmijës

Protesta e çuditshme! Gruaja në Korçë akuzon edukatoren e kopshtit për dhunë ndaj fëmijës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Bulqizë, pista kryesore krim brenda familjes! 53-vjeçari dyshohet se u vra nga gruaja dhe djali

November 4, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Raporti i BE me kritika: Kosova të përshpejtojë reformat, Serbia të normalizojë raportet

November 4, 2026
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

EMRAT/ Vrasja në gjueti, Policia e Dibrës zbardh detajet nga ngjarja tragjike! Kush janë viktima dhe autori, dy shokët kishin shkuar…

November 4, 2026
Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

November 4, 2026
Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

November 4, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

A u manipuluan zgjedhjet në Izrael? Komisioni i Zgjedhjeve jep verdiktin

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

November 4, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Vrasje në gjueti në Bulqizë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun në pyll, arrestohet! Po shënjestronte një kafshë, por…

November 4, 2026
Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

November 4, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In