• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

by A. Q
04/11/2026 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian ka publikuar këtë të mërkurë Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2026, ku krahas problematikave në funksionimin, evidenton edhe një sërë vlerësimesh pozitive për vendin.

Në raport theksohet se Shqipëria ka përmbushur kriteret e ndërmjetme të kërkuara nga Bashkimi Europian në grupin e kapitujve të negociatave që lidhen me çështjet themelore, përfshirë drejtësinë, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

“Autoritetet shqiptare ruajtën angazhimin e tyre të vendosur ndaj objektivit strategjik të integrimit në BE si përparësia kryesore e vendit, me synimin për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027. Ruajtja e ritmit do të kërkojë realizimin e shpejtë të reformave cilësore që lidhen me BE-në”, thuhet në dokument.

Komisioni Europian vlerëson përparimin në reformën në drejtësi, përfundimin e procesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe rezultatet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Vlerësime pozitive ka edhe për luftën kundër krimit të organizuar, ecurinë e ekonomisë, rritjen e turizmit dhe sektorë të tjerë si energjia, arsimi, doganat dhe shërbimet financiare.

Sa i përket ekonomisë, Komisioni konstaton se Shqipëria ruajti ritmin e fortë të rritjes gjatë vitit 2025, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe turizmi. Ky i fundit ka ndikuar edhe në uljen e deficitit të llogarisë korrente në nivelin më të ulët historik. Raporti evidenton gjithashtu uljen e raportit të borxhit publik, përmirësimin e tregut të punës dhe qëndrueshmërinë e sektorit bankar.

Në fushën e drejtësisë, Komisioni vlerëson përfundimin e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar se ky proces ka forcuar pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin e sistemit gjyqësor. Ndërsa SPAK vlerësohet për pavarësinë dhe rezultatet konkrete në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Raporti evidenton gjithashtu përparim në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në zhvillimin e kapaciteteve hetimore të prokurorisë, luftën kundër pastrimit të parave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Vlerësime pozitive ka edhe për energjinë, arsimin dhe kulturën, doganat, lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtën e shoqërive tregtare, pronësinë intelektuale dhe politikat për ndërmarrjet dhe industrinë, sektorë në të cilët Shqipëria vlerësohet me nivel të mirë përgatitjeje.

Megjithatë, përtej këtyre vlerësimeve, Komisioni evidenton problematika në funksionimin e institucioneve demokratike, ndërhyrjet politike në drejtësi, korrupsionin dhe lirinë e medias.

“Autoritetet shqiptare ruajtën angazhimin e tyre të vendosur ndaj objektivit strategjik të integrimit në BE si përparësia kryesore e vendit, me synimin për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027. Ruajtja e ritmit do të kërkojë realizimin e shpejtë të reformave cilësore që lidhen me BE-në”, thuhet në dokument.

Sa i përket funksionimit të demokracisë, Komisioni Europian vëren se mungesa e dialogut politik dhe përplasjet ndërmjet shumicës dhe opozitës kanë vijuar të kufizojnë efektivitetin e Kuvendit.

“Mungesa e dialogut të mirëfilltë politik dhe e aktiviteteve të konsultimit publik, si dhe përplasjet ndërmjet shumicës qeverisëse dhe opozitës, vazhduan të kufizojnë efektivitetin e tij. Kuvendi gjithashtu nuk zbatoi disa vendime të Gjykatës Kushtetuese”, thekson raporti.

Komisioni evidenton gjithashtu refuzimin sistematik të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe politizimin e emërimeve në organet kushtetuese dhe institucionet e pavarura.

“Paraqitja e shpeshtë e nismave ligjore nga Këshilli i Ministrave, refuzimi sistematik i kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe politizimi i emërimeve në organet kushtetuese ose institucionet e pavarura kontribuuan të gjitha në kufizimin e mbikëqyrjes së qeverisë nga Kuvendi”, thuhet në raport.

Në dokument kërkohet urgjentisht një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, veçanërisht përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

“Kuadri ligjor dhe institucional lidhur me zgjedhjet është përgjithësisht i përshtatshëm. Megjithatë, disa rekomandime të kahershme të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias mbeten të patrajtuara. Nevojitet urgjentisht një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, veçanërisht përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027”, vlerëson Komisioni.

Një pjesë e raportit i kushtohet edhe protestave qytetare që kanë nisur prej majit 2026 dhe protestave studentore të tetorit, ku KE kërkon që palët të dialogojnë dhe të kërkojnë zgjidhje.

“Ky është mobilizimi më i madh qytetar në Shqipëri që prej tranzicionit demokratik të vendit, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës që iu bashkuan protestës në kulmin e saj. Duke u mbështetur në lëvizjen qytetare, në tetor 2026 u zhvilluan protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave ndodhën incidente të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe Policisë së Shtetit shqiptar. Deri tani nuk është zhvilluar asnjë dialog. Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t’u angazhuar në dialog konstruktiv”, thuhet në dokument.

Për sistemin e drejtësisë, Komisioni Europian vlerëson përparimin e bërë me reformën e vitit 2016 dhe përfundimin e procesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016. Procesi i rivlerësimit kalimtar për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët përfundoi plotësisht pas përmbylljes së fazës së ankimit, duke forcuar më tej pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin në sektorin e drejtësisë”, thuhet në raport.

Megjithatë, Komisioni ngre shqetësime për përpjekjet e zyrtarëve dhe politikanëve për të ndikuar në sistemin gjyqësor.

“Përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin gjyqësor, përfshirë SPAK-un, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve, vazhduan gjatë periudhës së raportimit”, theksohet në dokument.

Ndërkohë, SPAK vlerësohet për rezultatet në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

“Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vazhduar të demonstrojë pavarësi dhe të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, duke bërë përparim të prekshëm drejt krijimit të një historiku të qëndrueshëm rezultatesh në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në raport.

Megjithatë, Komisioni thekson se korrupsioni vijon të mbetet një sfidë reale për Shqipërinë.

“Ndikimi real i këtyre dhe masave të tjera parandaluese ndaj korrupsionit mbetet për t’u dëshmuar, duke marrë parasysh hetimet në vazhdim për korrupsion të nivelit të lartë”, thuhet në dokument.

Komisioni kërkon gjithashtu forcimin e hetimeve, ndjekjeve penale dhe gjykimeve, si dhe sigurimin e më shumë dënimeve të formës së prerë.

“Të forcojë dhe konsolidojë më tej rezultatet në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit dhe të sigurojë më shumë dënime të formës së prerë, veçanërisht në çështjet e profilit të lartë”, është një prej rekomandimeve.

Kritika ka edhe për lirinë e medias. Sipas raportit, Shqipëria ofron garanci ligjore të pamjaftueshme për lirinë e shprehjes.

“Shqipëria ofron garanci ligjore të pamjaftueshme për lirinë e shprehjes, ndërsa mjedisi në të cilin veprojnë mediat duhet të përmirësohet, në mënyrë që ato të punojnë lirshëm, në mënyrë të pavarur dhe profesionale”, vlerëson Komisioni.

Raporti evidenton gjithashtu ndikimin e lidhjeve politike dhe ekonomike në pavarësinë e medias.

“Pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga depërtimi ekonomik në tregun mediatik i grupeve të biznesit me lidhje politike dhe nga ndërthurja e interesave politike, të biznesit dhe interesave të tjera, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë së mediave, si dhe frikësimi dhe fushatat denigruese, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët”, thuhet në raport.

Në fushën e administratës publike, Shqipëria vlerësohet mesatarisht e përgatitur, ndërsa Komisioni kritikon përdorimin e akteve normative nga qeveria për ndryshimet buxhetore.

“Megjithatë, qeveria vazhdoi të miratojë rishikime të buxhetit përmes akteve normative, pa mbikëqyrje parlamentare. Konsultimet publike nuk u zhvilluan rregullisht në mënyrë efikase dhe nuk u pasuan nga veprimet e duhura”, theksohet në dokument.

Sa u përket të drejtave themelore, Komisioni evidenton problematika në kushtet e burgjeve, të drejtën e pronës dhe mbrojtjen e pakicave.

“Ritmi i përparimit në reformën e burgjeve nuk ka qenë në përputhje me nivelin e kërkuar të ambicies dhe kushtet brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit vazhdojnë të kërkojnë vëmendje të kujdesshme. Duhet të përmirësohet gëzimi efektiv i së drejtës së pronës dhe i të drejtave të personave që u përkasin pakicave”, thuhet në raport.

Komisioni kërkon gjithashtu përfundimin e regjistrimit fillestar të tokës, digjitalizimin e titujve të pronësisë dhe hartave kadastrale, si dhe përshpejtimin e procesit të kompensimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist.

Për Planin e Rritjes së Bashkimit Europian, Komisioni konstaton se Shqipëria ka përmbushur 33 nga 66 hapat që duhej të realizoheshin deri në dhjetor 2025.

“Deri tani, Komisioni ka arritur në përfundimin se Shqipëria ka përmbushur 33 nga 66 hapat që duhej të realizoheshin deri në dhjetor 2025. Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të konsiderueshëm në shumicën e hapave të tjerë”, thuhet në dokument.

Në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, Shqipëria ka në dispozicion mbi 920 milionë euro në grante dhe kredi.

Next Post
Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In