• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasjet në Lushnje/ Motra e Laert Haxhiut: Ndjehemi të frikësuar, duam të largohemi nga Shqipëria

by Java News
07/11/2017 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e autorëve të dyshuar të masakrës me dy viktima në Lushnjë planifikojnë largimin nga vendi për shkak të ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Laert Haxhiu, 25 vjeç, dhe Orges Bilbili, 27 vjeç, të shpallur në kërkim për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, dyshohet se janë larguar tashmë jashtë territorit të Shqipërisë.

Në një kohë kur kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht, pasi mund të kenë përdorur dokumente false, nga ana tjetër konfirmohet se familjarët e tyre, të cilët jetojnë në një lagje në Lushnjë, po planifikojnë të largohen prej andej.

Frika se familjarët e viktimave mund të hakmerren ndaj tyre, ka bërë që të afërmit e të dyshuarve të kërkojnë më shumë siguri për jetën. Vetëm disa ditë më parë, vajza e vogël e familjes Haxhiu ka braktisur fakultetin me synimin për të kërkuar azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Ndryshe nga shumica e shqiptarëve që kërkojnë azil në BE duke emigruar në destinacion, K. Haxhiu, 20 vjeçe, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Jashtme për t’i mundësua azilin duke parashtruar gjendjen në të cilën ndodhet familja e saj pas ngjarjes së ndodhur në Lushnjë, më 11 tetor të këtij viti.

E reja ka theksuar në kërkesë se familja e saj ndihet e frikësuar, pas shpalljes në kërkim të vëllait Laert Haxhiu si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe familja e Orges Bilbilit. Mësohet se dy prindërit e 27- vjeçarit po përgatiten që të braktisin vendin e lindjes për të njëjtën arsye. Nga ana tjetër, Prokuroria e Lushnjës pranon se familjarët e dy autorëve të dyshuar po mbahen nën mbikëqyrje për të shmangur ndonjë hakmarrjeje të mundshme, por edhe për të zbuluar diçka më shumë mbi vendndodhjen e autorëve të vrasjes së dyfishtë. Një situatë e tillë është krijuar pasi në qytetin e Lushnjës kanë nisur të përhapen fjalë se të afërmit e dy të rinjve të vrarë mund të hakmerren për ngjarjen e ndodhur.

Burime pranë Prokurorisë Lushnjë bëjnë të ditur se ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e dy të dyshuarve. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili prej ditës së ngjarjes nuk kanë pasur asnjë komunikim me familjarët e tyre, kjo edhe për faktin se ata mund të jenë në dijeni se telefonat e tyre janë në përgjim. Edhe vetë të afërmit e autorëve të dyshuar gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se nuk kanë pasur komunikim me dy të shpallurit në kërkim. Por, nga ana tjetër, shprehen të bindur se nuk janë ata autorët e ngjarjes ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, 26 vjeç, dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç, të dy miq të Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares (Alfred Shkurti). Latifi dhe Hoxha u ekzekutuan me kallashnikov ndërsa po qëndronin para një lokali. Mbi trupin e 26-vjeçarit ranë mbi 30 plumba, ndërsa Jurgeni mori shtatë të tillë.

Dyshohet se shënjestra e atentatorëve ishte miku i tyre Shkurti, i cili ishte larguar prej tyre vetëm pak minuta para ngjarjes, për të shkuar te berberi. Përveç dy personave të shpallur në kërkim si autorë të masakrës, policia po heton edhe për një person të tretë që ka ndihmuar Haxhiun dhe Bilbilin në kryerjen e atentatit. Laert Haxhiu, edhe pse ishte person i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, lëvizte lirshëm dhe i armatosur në qytetin e Lushnjës. Më 25 shtator të vitit 2016, ai tentoi të vriste Xhulio Shkurtin. Në atentat dyshohet se mori pjesë dhe Orges Bilbili. Në atë kohë, bashkë me 23-vjeçarin Shkurti mbeti i plagosur dhe shoku i tij, Sajmir Xhelili./Panorama

ma.me

Next Post
Mamaja i dërgon gabimisht djalit fotot që duhet t’ia dërgonte babait…

Mamaja i dërgon gabimisht djalit fotot që duhet t’ia dërgonte babait…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

October 27, 2026
E kërkonte Moska, kapet në Muriqan bashkëpunëtori i kriminelit rus

Spanja e kërkonte për grabitje, arrestohet në Muriqan ‘skifteri’ nga Mamurrasi! Mbante dy identitete, do ekstradohet

October 27, 2026
Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

October 27, 2026
Pse një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta shpëtojë industrinë e automobilave të Evropës

Pse një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta shpëtojë industrinë e automobilave të Evropës

October 27, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

October 27, 2026
Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

October 27, 2026
Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

October 27, 2026
Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

October 27, 2026
Artileria e Koresë së Veriut e drejtuar në jug shkakton shqetësim në vëzhgimin kufitar në Korenë e Jugut

Artileria e Koresë së Veriut e drejtuar në jug shkakton shqetësim në vëzhgimin kufitar në Korenë e Jugut

October 27, 2026
Goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In